KFOR: Nuk kemi pse t’i përgjigjemi Vuçiqit për aksionin policor në veri
“Nuk kemi për çfarë të përgjigjemi. Konfirmojmë se mëngjesin e së premtes policia ka ndërmarrë një aksion sipas një urdhërarresti në lëshuar nga një hetues në Prishtinë, në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, deklaroi Grasso.
Ai tha se situata është stabile, edhe pse ekzistojnë tensione politike për shkak të ngjarjeve të caktuara ndërkombëtare dhe vendimeve të fundit politike dhe ekonomike.
Më herët, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se "forcat e KFOR-it qëllimisht mashtruan opinionin publik dhe se tashmë është e qartë se me urdhër të kujt dhe në marrëveshje me cilat fuqi kanë gënjyer përfaqësuesit e NATO-s".
