Добавить новость
123ru.net
World News
Октябрь
2018

Turqia i kërkon Kosovës kthimin e pjesëtarëve të "Organizatës FETO"

0
Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, ka thënë se shteti i tij mbështet fuqishëm dialogun politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.


Pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Begjet Pacolli, Çavuşoğlu, ka thënë se Kosova dhe Turqia kanë raporte të shkëlqyera bashkëpunimi.


Ai po ashtu ka thënë se Turqia i kushton një rëndësi të madhe stabilitetit dhe paqes në rajon.


"Ne me popullin e Kosovës kemi lidhje historike dhe integriteti territorial i Kosovës është bazë për ne. Ne do të bisedojmë edhe me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtarë jemi duke u angazhuar. Kemi të arritura të mëdha, ne e mbështesim edhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe paqen e konsiderojmë të rëndësishme", është shprehur Çavuşoğlu.


Ministri turk ka thënë se Turqia do të luajë rol kyç për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare.


Sa i takon çështjes së “Organizatës FETO”, ministri turk ka deklaruar se ajo është një organizatë terroriste dhe Kosova nuk duhet të lejojë që ajo të shtrijë veprimtarinë e saj në Kosovë.


"Ne nuk duam Kosova t’i lejojë terroristët, të cilët kanë bërë puç në Turqi të jetojnë këtu. Ne presim që t’i ekstradojnë ata. Ne ata i konsiderojmë të rrezikshëm për Turqinë dhe sigurinë e Kosovës. Ne nuk do të lejonim që dikush të bënte ndonjë veprimtari ilegale për Kosovën e lëre më ndonjë puç. Ne do t'i dorëzonim në Kosovë të gjithë ata që do të tentonin diçka të tillë", është shprehur ai.


Pacolli në anën tjetër ka thënë se në takim është biseduar për raportet mes dy shteteve, për zhvillimet politike dhe ato ekonomike.


Ministri kosovar ka deklaruar se edhe në këtë takim si edhe herave të tjera, ka marr mbështetjen e shtetit të Turqisë për Kosovën në hapat e tanishëm të zhvillimit dhe shtetndërtimit.


“Kemi folur për bashkëpunim në të gjitha fushat dhe siç dihet Kosova ka shumë marrëveshje të nënshkruara me shtetin turk. Kosova ka nevojë për investime nga Turqia edhe më tej”, ka thënë Pacolli.


Çavuşoğlu është takuar edhe me Presidentin i Kosovës, Hashim Thaçi.


Ndryshe më 29 mars të këtij viti, me kërkesë të autoriteteve turke, Policia e Kosovës ka arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë qytetarë turq, pesë prej tyre punonjës në shkollën “Mehmet Akif”, ndërsa i dëbuari i gjashtë mjek. Për Turqinë, lëvizja e Fetullah Gylenit më nuk është politike, por është “Organizatë terroriste FETO”.


Turqia tash e një kohë të gjatë u është vënë pas mbështetësve të kësaj Lëvizjeje, rivalit kryesor të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.


Lëvizja e klerikut Gylen është lëvizje politike dhe korporatë biznesesh, e fokusuar shumë në krijimin e institucioneve private të arsimit.


Lëvizja e Gylenit ka gjithsej katër shkolla në gjithë Kosovën.  Një nga kërkesat e para të Turqisë për Kosovën pas puçit të dështuar ishte edhe mbyllja e këtyre shkollave të lëvizjes “Hizmet”.


Megjithatë deri më tash Kosova ka hezituar t’i mbyllë ato.


 





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net