Добавить новость
123ru.net
World News
Октябрь
2018

Sa është i sigurt sektori financiar në Kosovë?

0
Rritja e shpejtë e kredive nëpër disa segmente, nuk paraqet shqetësim për sigurinë në sektorin financiar, thonë udhëheqës të Bankës Qendrore të Kosovës.


Nga Fondi Monetar Ndërkombëtar është tërhequr vërejtja se rritja e shpejtë e huamarrjes nga konsumatorët e pasiguruar që përdoret për të financuar blerjen e pronave, mund të jetë shqetësuese.


Shumë qytetarë preferojnë që të blejnë prona, shtëpi apo banesa përmes bankave, duke u zhytur në kredi deri në 25 vjet.


Zëvendësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli, thotë për Radion Evropa e Lirë se sektori financiar në Kosovë është stabil dhe likuid dhe se sipas tij, ka hapësirë për të përshpejtuar rritjen e kreditimit.


“BQK, si rregullator i sistemit bën mbikëqyrjen e rregullt të të gjitha institucioneve financiare në Kosovë, përfshirë edhe bankat, prandaj tani për tani përfundojmë shumë lehë në konkludimin se sektori bankar në Kosovë është njëri ndër sektorët më të shëndetshëm, në gjendjen më të mirë sa i përket të gjithë treguesve financiarë. Këtu përfshihet rritja graduale dhe e qëndrueshme e të gjitha aseteve, pastaj rritja e kreditimit dhe po ashtu edhe e depozitave. Në kontekst të treguesve rregullativë kemi një sektor që është me kapital më të lartë sesa që kërkohet nga rregullatori”, thekson Havolli.


Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e kredive në dhjetë bankat komerciale ka arritur në mbi 2.6 miliardë euro, ku ekonomitë familjare kanë rreth 1 miliard euro kredi në bankat komerciale, derisa ndërmarrjet kanë mbi 1.6 miliardë euro.




Shefi i Fondi Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë ditë më parë ngriti si shqetësim rritjen e shpejtë të kredive në disa segmente.


“Për shembull, rritja e shpejtë në huamarrjen nga konsumatorët e pasiguruar që përdoret për të financuar blerjen e pronave mund të jetë shqetësuese nëse kalon në furnizim të tepërt. Andaj, mbetet e rëndësishme për mbikëqyrësit që të monitorojnë kësi lloj dobësish”, ka thënë Vermulen.


Sa i përket rritjes së kredive hipotekare si segment që theksohet nga FMN-ja shqetësues dhe i cili kërkon mbikëqyrje, Havolli thekson se aspekti i këtyre kredive mund të vlerësohet se ka zhvillim të mirë dhe të qëndrueshëm.


“Shuma e kredive për kredi hipotekare qëndron në rreth 370 milionë euro dhe kjo është e difersifikuar kur kemi parasysh se 183 milionë janë kredi hipotekare për prona komerciale kurse 188 milionë euro janë kredi për prona për vendbanime. Prandaj, edhe këtu nuk ka ndonjë shqetësim, madje mund të ketë hapësirë për zhvillim të mëtejmë edhe të këtij segmenti”, thotë Havolli.


Ndërkohë, rritja e shpejtë e kredive në bankat komerciale në Kosovë nga ekspertë të çështjeve ekonomike po vlerësohet e rrezikshme për sektorin financiar.


Ata thonë se në një të ardhme të afërt bankat në Kosovë do të përballen me kredi jo performuese, e cila aktualisht në Kosovë është në përqindje të ulët.


Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, njëherësh ish-kryetar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se rreziku nga kreditë mbetet në atë se ku po investohet kredimarrja.


“Problemi në shumicën e vendeve të tranzicionit qëndron në atë se ku investohen këto mjete. Shumë individ mjetet e huazuara i investojnë në toka ndërtesa, banesa ose prona të paluajtshme. Momentalisht çmimi i pronave të paluajtshme është shumë i lartë dhe çka do të ndodh pas disa muajve nëse bëhet liberalizimi i vizave dhe një pjesë e popullatës së re emigron përkohësisht në shtetet perëndimore, automatikisht prishet de-balanci në mes ofertës dhe kërkesës, pasi që kërkesa për ato pasuri do të jetë më e vogël dhe automatikisht do të bien çmimet e këtyre pronave të paluajtshme”, thekson Bektashi.


Një pjesë e madhe e kredive që janë të investuara në këtë segment, në blerjen e pronave të paluajtshme në muajt e ardhshëm më së voni në vitin e ardhshëm, shton Bektashi, do të kenë probleme me kthimin e kredive.


“Moskthimi i kredive do të rrisë shkallën e kredive të këqija dhe ato mund të dyfishohen pasi që çmimet e këtyre pronave të paluajtshme, do të bien në një shkallë shumë të lartë”, thotë Bektashi.


Niveli i kredive joperformuese në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, mbetet ende më i ulëti në rajon. Normat e kredive joperformuese në gusht të vitit 2018 janë 2.8 për qind.


Ndryshe, përveç kredive që qytetarët kanë në bankat komerciale, një pjesë e madhe e klientëve borxhe kanë edhe në institucionet mikrofinanciare që operojnë në vend.


Marrja e kredive, i obligon kredimarrësit që t’i shlyejnë borxhet me kohë, përfshirë edhe normën e interesit, në të kundërtën, përballen me gjoba.


Kurse, në rastet kur nuk arrijnë ta paguajë borxhin, bankat kanë mundësinë ligjore që t’i fillojnë procedurat për marrjen e hipotekës që është lënë peng nga kredimarrësi, gjatë procedurave të marrjes së kredisë.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net