Zgjedhjet në Kandahar shtyhen për shkak të vrasjes së komandantit policor
Lajmin e konfirmoi edhe Hafizullah Hashimi, zëdhënës i Komisionit të Pavarur Zgjedhor.
Abdul Razeq, një nga komandantët më të fuqishëm të Afganistanit, me reputacionin e armikut të talibanëve, vdiq të enjten si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me armë zjarri, në një takim të zyrtarëve të sigurisë në Kandahar.
Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin.
Komandanti i lartë amerikan në Afganistan, gjenerali Scott Miller, ishte po ashtu në takim, por ai nuk u plagos.
