Добавить новость
123ru.net
World News
Июль
2018

Thaçi fton sërish partitë parlamentare që të përfshihen në dialog

0
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bëri sërish thirrje partive parlamentare që të marrin përgjegjësitë e veta kushtetuese dhe ligjore në fazën përmbyllëse të dialogut me Serbinë që po zhvillohet në Bruksel, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.


Në një konferencë për media, presidenti Thaçi tha se Kosova në këtë fazë përmbyllëse të dialogut, normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të bëhet përmes njohjes reciproke, si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Ai tha se në fund të procesit, Kuvendi i Kosovës do të jetë institucioni që do të vendosë, pasi që marrëveshja fuqizohet vetëm nëse ratifikohet nga ana e Kuvendit.


“Edhe ftesa ime edhe për partitë politike, institucionet shtetërore mendoj se do të ishte që të pajtohemi për një pako të veprimeve të sinkronizuara të interesit shtetëror në agjendë dhe kohë, duke përfshirë dialogun për normalizim të marrëdhënieve Kosovë- Serbi, arritjen e marrëveshjes, votimin në Kuvend dhe zbatimin e marrëveshjes”, tha Thaçi.


Ai kërkoi që spektri politik në Kosovë të reflektojë në këtë proces, duke nënvizuar se në agjendën shtetërore nuk duhet të ketë pozitë dhe opozitë.


“Mendoj se nuk duhet të bëhet ndonjë kauzë në betejën e spektrit politik çështja e normalizimit të raporteve me Serbinë. Kështu që besoj se spektri politik do të reflektojë dhe do t’i bashkëngjitet këtij përkushtimi të institucioneve të vendit”, theksoi presidenti Thaçi.


Aktualisht, Kosova dhe Serbia janë futur në atë që cilësohet si faza finale e dialogut, në të cilën është paralajmëruar edhe arritja e një marrëveshjeje finale që do të nënkuptonte normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.


Gjatë kësaj konference, Thaçi ka folur tutje edhe rreth rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave. Sipas tij, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk duhet të shqetësohen, sepse siç tha ai, qytetarët e Kosovës nuk do ta keqpërdorimin liberalizimin.


“Shtet anëtare (të BE-së) nuk duhet të kenë asnjë mëdyshje apo hezitim, shqetësim, sepse institucionet e Kosovë do të bëjnë fushatën e duhur për t’i informuar drejtë qytetarët se çka nënkupton liberalizimi, cilat janë mundësitë dhe cilat janë kufizimet”, tha Thaçi.


Presidenti Thaçi tha po ashtu se qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë të edukuara në kuptimin e këtij procesi, marrë parasysh faktin që Kosova ka zbatuar më tepër kritere sesa vendet tjera të rajonit.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net