Добавить новость
123ru.net
World News
Июль
2018

Ozil - futbollisti që nxiti debat për racizmin, integrimin dhe diversitetin

0
Vendimi i futbollistit gjerman, Mesut Ozil, për të lënë ekipin kombëtar për shkak të, siç ka thënë, “racizmit dhe mosprespektimt të rrënjëve të tij turke”, ka nxitur debat publik për marrëdhëniet e Gjermanisë me komunitetin më të madh imigrant.


Politikani gjerman me origjinë turke, Cem Ozdemir, tha se do të jetë e vështirë për kreun e Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, të mbetet në detyrë, duke shtuar se largimi i Ozilit mirëpritet vetëm nga ata që e kundërshtojnë diversitetin.


“Grindel nuk pasqyron gjerësinë e futbollit në Gjermani. Do të jetë e vështirë për turqit gjermanë apo për kroatët gjermanë të ndjejnë se Federata Gjermane e Futbollit është e tyre”, tha Ozdemir.


Gokay Sofuoglu, udhëheqës i komunitetit turk në Gjermani, bëri thirrje për dorëheqjen e Grindelit, duke thënë se “diversiteti në ekipin kombëtar ka qenë një projekt i madh, që tani rrezikohet për shkak të liderëve të paaftë”.


Federata Gjermane e Futbollit i hodhi poshtë akuzat për racizëm dhe tha se ka qenë e përfshirë në integrimin e të huajve në Gjermani për shumë vite.


Ozil, cili luan për klubin anglez Arsenal, njoftoi se nuk do të luajë më futboll ndërkombëtar për Gjermaninë. Njëzetenëntëvjeçari tha se trajtimi që i ka bërë Federata Gjermane e Futbollit e ka shtyrë atë që "të mos e veshë më fanellën e kombëtares gjermane".


Në muajin maj, Ozil është kritikuar pasi është fotografuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në një ngjarje në Londër. Ozil ka marrë pjesë në atë ngjarje bashkë me futbollistin tjetër të kombëtares gjermane, Ilkay Gundogan, po ashtu me prejardhje turke.




Partia e Erdoganit më pas i ka publikuar fotografitë, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi, të cilat janë fituar nga Erdogan.


Kjo është parë me sy të keq në Gjermani, ku shumë e shohin Erdoganin si diktator dhe e kritikojnë atë për përndjekjen masive të kundërshtarëve qysh pas përpjekjes për puç, në vitin 2016.


Edhe Ozil, edhe Gundogan kanë bërë gabim, ka thënë president ii Federatës Gjermane të Futbollit, Grindel.


Ozil tha se do të ishte "mosrespektim i rrënjëve të paraardhësve të tij", sikur të mos fotografohej me presidentin turk. Ai tha se ai dhe familja e tij kanë marrë mesazhe të urrejtjes dhe telefonata kërcënuese.


Një zëdhënëse e kancelares gjermane, Angela Merkel, tha se shumica e rreth tre milionë njerëzve me rrënjë turke që jetojnë në Gjermani, janë të integruar mirë.


Ajo tha se Gjermania është një "vend kozmopolit", ku njerëzit me prejardhje migrante janë të mirëpritur dhe se sporti luan rol të madh në integrimin. Merkel e vlerësoi Ozilin si një futbollist "të madh".


Polemikat përkojnë me një debat të gjerë politik në Gjermani, rreth hyrjes në këtë vend të 1.6 milion migrantëve qysh në mes të vitit 2014. Vala e tyre ka nxitur rritjen e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, në kurriz të partive tradicionale.


Ylli i futbollit gjerman, Jerome Boateng, i lindur në Berlin nga një baba nga Gana, postoi në Twitter një fotografi të tijën me Ozilin dhe shkroi: “Ishte kënaqësi, Abi”. “Abi” në turqisht do të thotë vëlla.




Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se trajtimi i Ozilit është i papranueshëm.


"Një trajtim i tillë racist ndaj një të riu, i cili ka dhënë gjithçka prej vetes për ekipin gjerman, është i papranueshëm", tha Erdogan.


Në vitin 2017, Ozil është shpallur Lojtari gjerman i Vitit për herë të pestë në gjashtë vjet. Ozil, i cili në vitin 2014 ka qenë lojatri kyç që i ka siguruar Gjermanisë Kupën e Botës, tha se është fajësuar edhe për rezultatin jo të mirë të Gjermanisë në Kampionatin e këtij viti.


Përgatiti: Valona Tela





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net