Dy të vdekur në një aksident në magjistralen Prishtinë - Ferizaj
Rastin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi Milaim Fejzullahu, komandant i njësisë së trafikut në Policinë e Kosovës.
Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe tri vetura.
Dy viktimat raportohet se kanë qenë pasagjerë të njërës nga tri veturat.
Fejzullahu tha se të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes, duke kryer procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaktarët e aksidentit tragjik.
