Digjet vetura e pjesëtarit serb të FSK-së
Në një komunikatë për media të Policisë se Kosovës, thuhet se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar derisa rasti është duke u hetuar.
Në fund të muajit shkurt të këtij viti ka pasur kërcënime kundër disa pjesëtarëve serbë të FSK-së.
Ata janë kërcënuar me anë të disa pamfleteve të shpërndara në Zubin Potok.
Kërcënimet kanë pasuar parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nëpër sheshet e Prishtinës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku ishin të pranishëm edhe pjesëtarët serbë të FSK-së.
