Shpallen të pafajshëm, Fuad Ramiqi dhe 4 imamët e akuzuar
![Shpallen të pafajshëm, Fuad Ramiqi dhe 4 imamët e akuzuar](https://gdb.rferl.org/D640B4F8-BDBE-4C5C-AA77-93196B991BCC_w800_h450.jpg)
Gjykata Themelore Prishtinës ka liruar Fuad Ramiqin dhe katër imamët: Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, të cilët akuzoheshin për kryerjen e veprave penave thirrje për rezistencë dhe për veprën penale shtytje për kryerjen e veprave terroriste.
Sipas gjyqtarit Vesel Ismaili, gjykata nuk ka gjetur fakte ashtu siç ka pretenduar Prokuroria e Shtetit.
Në mungesë të provave, të gjithë të akuzuarit janë liruar nga aktakuza.
Lideri i Lëvizjes “LISBA”, Fuad Ramiqi, akuzohej për kryerjen e veprës penale, thirrje për rezistencë.
Kurse, imamët Bedri Robaj dhe Idriz Billibani akuzoheshin se me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale shtytje për kryerjen e veprave terroriste.
Përderisa Enes Goga dhe Mazllam Mazllami akuzoheshin për kryerjen e veprës penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik.