Добавить новость
123ru.net
World News
Февраль
2018

Rusia mbron bombardimet “shkatërruese” në Siri

0
Rusia po e mbron një sulm në një lagje në Damask të kryer nga aeroplanët ushtarakë të Sirisë dhe Rusisë, që sipas një monitoruesi të pavarur, ka lënë të vrarë së paku 250 civilë brenda dy ditëve.


Përkundër reagimeve dhe alarmit të ngritur nga OKB-ja dhe qeveritë perëndimore lidhur me ofensivën ku raportohet se mbeten të vrarë edhe dhjetëra fëmijë, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se një gjë e tillë ka qenë e arsyeshme.


“Në përputhje me marrëveshjet ekzistuese, lufta kundër terrorizmit nuk mund të ndalohet nga asgjë”, ka thënë Lavrov në Moskë.


Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtete evropiane, por edhe grupe që mbrojnë të drejtat e njeriut, i kanë dënuar vrasjet masive të civilëve gjatë 48 orëve të bombardimeve nga aeroplanët dhe helikopterët ushtarakë të Sirisë dhe Rusisë.


Ekipet e shpëtimit, monitoruesit, dhe OKB-ja thonë se bombat kanë goditur spitale, banesa, tregje dhe caqe të tjera civile.


Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se së paku 250 civilë, përfshirë 58 fëmijë, janë vrarë që kur bombardimet filluan më 18 shkurt, kurse 1200 persona të tjerë janë plagosur.


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antionio Guterres, ka thënë më 29 shkurt përmes një zëdhënësi se ai është “i alarmuar” nga përshkallëzimi i dhunës dhe “ndikimi shkatërrues tek civilët”.


Banorët e Ghotuas Lindore “po jetojnë në kushte ekstreme, përfshirë mungesën e ushqimit,” ka thënë ai.


Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit amerikan, Heather Nauert, ka thënë se SHBA-të janë “thellësisht të shqetësuara” lidhur me taktikat që po shfrytëzohen nga Rusia dhe Siria.


“Tmerret e Alepos Lindore po përsëriten në Ghoutan Lindore me vrasjet e civilëve të bllokuar,” ka thënë ajo.


Ministria e Jashtme e Sirisë ka akuzuar militantët në Ghouta për vënien e Damaskut si cak, dhe për shfrytëzimin e njerëzve për mbrojtje.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net