Të paktën 18 persona të vdekur nga sulmi i talibanëve në Kabul
Disa sulmues me armë zjarri janë përleshur për 12 orë me forcat e sigurisë, në sulmin që ka nisur në ditë më pare.
Ministria e Brendshme ka njjoftuar se të paktën tre sulmues janë vrarë.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish ka thënë, se në mesin e 18 personave të vdekur, prej tyre 14 janë të huaj.
Është bërë e ditur se disa kanë qenë ukrainas.
Më shumë se 150 persona, duke përfshirë 40 të huaj janë liruar nga personeli i sigurimit pas sulmit.
Fillimisht është raportuar për katër sulmues, ndërsa talibanët kanë thënë se kanë qenë pesë.
