123ru.net
Evropaelire.org
Апрель
2023

Për çka akuzohet Donald Trump?

0
Reuters


Zyra e Prokurorit të Qarkut në Manhatan të Nju Jorkut zbuloi akuzat kundër Donald Trumpit lidhur me falsifikimin e regjistrave biznesorë, duke u bërë kështu ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.


Më poshtë është një shpjegim i akuzave, me të cilat përballet ai:


Akuzat ndaj tij

Prokurorët e udhëhequr nga prokurori i rastit, Alvin Bragg, e akuzuan Trumpin me 34 akuza për falsifikim të regjistrave biznesorë për të fshehur krimet e kryera si pjesë e “komplotit për të minuar integritetin e zgjedhjeve të vitit 2016".


Akuzat u ngritën pas një hetimi lidhur me një pagesë që ai dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në përpjekje e sipër për ta blerë heshtjen e saj, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për një aferë të supozuar mes tyre. Pagesa në vlerë prej 130.000 dollarësh ishte bërë nga avokati i Trumpit, Michael Cohen.


Ish-presidenti i mohoi akuzat dhe aferën me yllin e pornografisë, por pranoi se e ka rimbursuar Cohenin për pagesën që ia ka bërë Danielsit.




Ai e ka quajtur hetimin të motivuar politikisht. Të martën, ai u deklarua i pafajshëm gjatë paraqitjes së tij të parë në gjykatë.


Së bashku, këto akuza bartin një dënim maksimal prej 136 vjetësh burgim, sipas ligjit të Nju Jorkut. Por, nëse ai dënohet në një gjyq, dënimi raportohet se do të ishte shumë më i vogël se kaq.


Cilat ligje i shkeli?

Falsifikimi i regjistrave biznesorë përbën shkelje në Nju Jork. Pagesa besohet se është kryer në mënyrë të ligjshme, mirëpo supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor.


Falsifikimi konsiderohet kundërvajtje, që do të thotë se dënohet me më pak se një vit. Por, nëse falsifikimi bëhet për të fshehur krime tjera, ai është i dënueshëm deri në katër vjet burgim.




Në këtë rast, krimet e tjera përfshijnë shkelje të supozuara të Ligjit zgjedhor.


Cohen u deklarua fajtor në vitin 2018 për akuzat ndaj tij.


Si mund të mbrohet Trumpi?

Trump mund të argumentojë se Cohen veproi pa e pyetur atë kur e pagoi Danielsin, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford.


Ai, gjithashtu, mund të thotë se qëllimi i heshtjes së Daniels ishte që ta kursente atë dhe familjen e tij nga vëmendja e publikut për lidhjet e supozuara jashtëmartesore, po jo për të ndihmuar fushatën e tij.


Edhe pse Cohen dëshmoi në vitin 2018 se Trumpi e udhëzoi atë që të paguante Danielsin, ish-presidenti e ka quajtur atë vazhdimisht "gënjeshtar", si dhe mund të përpiqet të minojë besueshmërinë e Cohenit duke theksuar se ai ka pranuar se ka deklaruar rrejshëm para Kongresit.


Në një intervistë për Reuters në dhjetor 2018, Trump tha se pagesa për Daniels "nuk ishte kontribut për fushatën" dhe "nuk kishte asnjë shkelje”.


Joseph Tacopina, një avokat i Trumpit, ka argumentuar në intervista televizive se ish-presidenti amerikan ishte viktimë e zhvatjes nga Daniels.




A janë argumentet e tij të besueshme?

Derisa historia e gënjeshtrave të Cohenit mund të sigurojë terren pjellor për avokatët e Trumpit në pyetje të kryqëzuara, nëse ai eventualisht dëshmon në gjykatë, Cohen tashmë është dënuar dhe e ka vuajtur atë.


Kjo mund të zbehë çdo përpjekje të Trumpit për të argumentuar se Cohen po e implikon atë në mënyrë të rreme në përpjekje për të fituar një dënim më të butë, një argument i zakonshëm që të pandehurit bëjnë kundër dëshmitarëve bashkëpunues.


Pretendimi i Trumpit se Daniels po e zhvaste atë mund të mos jetë i rëndësishëm për çështjen, sepse akuza fokusohet në falsifikimin e regjistrave biznesorë.




Gjithashtu, statuti i kufizimeve nuk ka gjasa të jetë një problem, pasi nuk llogarit kohën që një i pandehur kalon duke jetuar jashtë shtetit të Nju Jorkut. Trumpi jetoi në Uashington DC gjatë kohës sa ishte president, dhe jeton në Florida që kur la detyrën në vitin 2021.


Përgatiti: Erjonë Popova





Загрузка...


Губернаторы России
Москва

«В ближайшие регионы»: Собянин анонсировал продление МЦД до четырёх областей


Спорт в России и мире
Москва

Подведены итоги конкурса «Мы верим твердо в героев спорта»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Токио (ATP). 1-й круг. Хуркач сыграет с Гироном, Берреттини – с ван де Зандшульпом


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Набережная приобрела популярность





Путин в России и мире
Москва

Политический директор премьера Венгрии: наша страна сдалась бы в случае


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко назвал условие, при котором Минск применит ядерное оружие




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленский отреагировал на выделение нового пакета военной помощи от США


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Елена Волкова

В Москве ежегодно состоялся юбилейный, всероссийский, патриотический гала-концерт «Проза и поэзия» «Россия - семья семей»



Москва

Стала известна дата закрытия мотосезона в Клину

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net