123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

A u paraqit një rast me Sindromën e Havanës në Serbi?

0
A u paraqit një rast me Sindromën e Havanës në Serbi?

Zyrtarët në Serbi nuk i kanë komentuar pretendimet se në periudhën e fundit, një oficer i inteligjencës amerikane është evakuuar nga Serbia për shkak të paraqitjes së simptomave të njohura si Sindroma e Havanës.

Gazeta amerikane Wall Street Journal në një artikull të saj më 28 shtator citoi zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të kenë thënë se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) kishte evakuuar nga Serbia një oficer, i cili kishte pësuar lëndime serioze identike me një sulm neurologjik, i njohur si Sindroma e Havanës.

Kanë qenë vitet 2016 dhe 2017 kur për herë të parë në Kubë, disa diplomatë amerikanë dhe kanadezë u ankuan për një sërë simptomash, përfshirë marramendjen, humbjen e ekuilibrit, dëgjimit dhe rritje të ankthit. Që nga ajo kohë, sëmundja u quajt Sindroma e Havanës.

Atëbotë, Shtetet e Bashkuara akuzuan Kubën, por Havana i mohoi fuqishëm akuzat dhe incidenti pati shkaktuar rritjen e tensioneve midis dy vendeve.

Wall Street Journal raportoi se rasti në Serbi është më i fundit në një sërë incidentesh të tilla që më parë ndodhën në Indi dhe Vietnam.

Sipas gazetës, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden e ka vënë çështjen e zbulimit të prejardhjes së sulmit në krye të listës së përparësive të saj.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jalina Porter tha se Shtetet e Bashkuara, në koordinim të ngushtë me partnerët po hetojnë intensivisht raportet e incidenteve jonormale shëndetësore, kudo që ato po raportohen.

Ajo tha se SHBA-ja po i trajton këto raste “shumë seriozisht”.

"Ne kemi ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar që punonjësit të cilët bëjnë raportime të tilla, të marrin vëmendjen e duhur dhe kujdesin e menjëhershëm", tha ajo.

Këto incidente, sipas saj, janë një prioritet kryesor për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka bërë udhëzime të qarta Grupit Punues për Reagim ndaj incidenteve shëndetësore që të fuqizojë komunikimin dhe gjithashtu të sigurojë kujdes për punonjësit e prekur dhe familjet e tyre.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë si dhe Qeverisë së Serbisë me pyetje nëse kanë informacione në lidhje me këtë rast, apo nëse kanë pasur ndonjë kontakt me institucionet kompetente amerikane.

Asnjë nga këto institucione nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë.

Çka është Sindroma e Havanës?

Personat që e kanë përjetuar Sindromën e Havanës kanë treguar për probleme të ndryshme shëndetësore. BBC raporton se një grua tha se kishte ndierë një zhurmë të ulët dhe presion të fortë në kafkën e saj. Një tjetër ndjeu një puls dhimbjeje. Disa të tjerë kanë ndierë nxehtësi ose presion. Ndërsa disa të tjerë kanë dëgjuar zhurma ndaj të cilave edhe mbulimi i veshëve nuk ka kryer punë. Të tjerët që përjetuan sindromën mbetën me marramendje dhe lodhje për muaj të tërë.

Sipas një raporti të Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA thuhet se rrezatimi përmes mikrovalëve është një shkaktar i mundshëm i sëmundjes së diplomatëve amerikanë në Kubë, Kinë, Rusi dhe vende të tjera.

Ekspertët që përbënin bordin prej 19 anëtarësh deklaruan se janë përballur me sfida për t'i dhënë një përfundim këtij misteri mjekësor.

Raporti i tyre, raporton AP, nuk përmendi burimet e energjisë si shkaktare dhe as nuk arriti në përfundimin se ishte rezultat i një sulmi, edhe pse u theksua se hulumtimet e mëparshme tregonin se këto lloje të dëmtimeve shëndetësore ishin bërë në ish-Bashkimin Sovjetik.

Një burim i paidentifikuar konfirmoi për NBC News në dhjetor të vitit 2020 se CIA, duke përdorur të dhënat e vendndodhjes së telefonit celular, zbuloi se disa oficerë të inteligjencës ruse që punonin në programet e armëve me mikrovalë kanë qenë prezentë në të njëjtat qytete dhe në të njëjtën kohë kur oficerët e CIA-s kishin simptoma misterioze.

Në muajin korrik, drejtori i CIA-s, William Burns, tha se ka rritur përpjekjet e agjencisë së tij për të përcaktuar shkakun e sëmundjes që prek diplomatët amerikanë.

Pas Havanës, dhjetëra raste të reja janë raportuar në objektet diplomatike të SHBA-së në Kinë, Rusi, Evropë dhe Azi Qendrore.

Në korrik, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden tha se po heton raportet e dhjetëra oficerëve të inteligjencës, diplomatëve dhe zyrtarëve të tjerë në Vjenë, të cilët janë ankuar për simptoma të ngjashme me ato të Sindromës së Havanës.

Në një intervistë për Radion Publike Kombëtare në SHBA, Burns tha se ekziston një “mundësi shumë e madhe” që simptomat të shkaktohet qëllimisht.

Ai tha se ka caktuar një oficer të lartë për të udhëhequr një task-forcë që heton sindromën.

“Jam absolutisht i vendosur për të gjetur përgjigjen se çfarë dhe kush e shkakton këtë”, tha Burns.

Ai tha se rreth gjysma e 200 zyrtarëve amerikanë dhe familjarëve të prekur janë oficerë të CIA-s ose të afërm të tyre.

Përgatiti: Kestrin Kumnova






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: На майских праздниках парковка в Москве будет бесплатной


Спорт в России и мире
Москва

Сотрудник ОМОН «Крепость» стал бронзовым призером на соревнованиях Центрального округа Росгвардии по боксу


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Кудерметова выиграла турнир WTA в Штутгарте в парном разряде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Кабардино-Балкарии стартует крупнейшая экологическая акция «Вода России»





Путин в России и мире
Москва

МИД РФ иронично прокомментировал высказывание Шольца о Путине и Канте


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко убежден, что белорусы «никогда еще так хорошо не жили»




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Во Франции назвали бредом слова Зеленского про угрозу Путина Европе


Навальный в России и мире
Москва

Запрещено в служении проводившему панихиду по Навальному священнику



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Юрий Шевчук

Раскрыты тайны записи совместной песни Шевчука и группы «ГРОТ»



Москва

Белгород и Старый Оскол вошли в топ-100 городов по доходности вложений в недвижимость

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net