123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Veriu, tensione me shumë kalkulime

0
Veriu, tensione me shumë kalkulime

Në ditën e tetë të bllokadës në dy pikat kufitare në veriut e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar vazhdon të bëjë thirrje për ulje të tensioneve, Kosova dhe Serbia nuk e ndryshojnë retorikën, ndërsa njohësit e zhvillime politike vlerësojnë se situata është shqetësuese, mirëpo ajo mbase po përdoret për qëllime politike në Prishtinë dhe Beograd.

Analistja gjermane për Ballkanin, Johhana Deimel, thotë për Radion Evropa e Lirë se provokimet në veri janë të ndërlidhura në disa mënyra. Fillimisht, sipas saj, bëhet fjalë për zgjedhje - në Kosovë zgjedhjet lokale në muajin tetor dhe në Serbi zgjedhjet presidenciale në prill të 2022-ës.

“Të dyja palët, Vetëvendosje e (kryeministrit të Kosovës) Albin Kurtit dhe Partia Përparimtare Serbe e (presidentit të Serbisë) Aleksandar Vuçiq, kanë nevojë për diskursin populist, për të tërhequr vëmendjen nga problemet e tjera në vendet e tyre”, thotë Deimel, sipas së cilës e gjithë kjo situatë është gjithashtu rezultat i një Bashkimi Evropian të dobët, mungesës së një perspektive të besueshme të anëtarësimit për këto vende si dhe në kohën e fundit edhe për shkak të boshllëkut të pushtetit në Gjermani, pas përfundimit të zgjedhjeve atje.

Rusia po dërgon sinjal në rajon

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 20 shtatori kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Kjo masë po kundërshtohet nga qytetarët serbë, të cilët kanë bllokuar rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Kosova ka vendosur njësitë speciale të policisë në afërsi të këtyre dy pikave, ndërsa Serbia ka shtuar praninë ushtarake në zonën kufitare. Më 26 shtator njësitë ushtarake serbe në Rashkë, që gjendet afër kufirit me Kosovës, i vizitoi ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Analistja gjermane thotë se përshkallëzimi i veprimeve kërcënuese ushtarake është shumë shqetësues.

“Gjithashtu ambasadori rus ishte në kufi. Prania e tij shënon rolin e Rusisë në përkrahje të Serbisë, dhe kjo pastaj dërgon një sinjal të qartë në rajon”, thotë Demiel, duke shtuar se është koha e fundit që komuniteti ndërkombëtar t’i dërgojë mesazh të qartë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Sipas mendimit tim, Vuçiq po e përdorë momentumin dhe po teston terrenin. Koha e Angela Merkelit (v.j. kancelares në largim gjermane ) ka mbaruar, Franca do të mbajë zgjedhje në pranverën e vitit 2022 dhe kështu, BE-ja është në një fazë kritike ku mund të dalin formacione dhe qendra të reja të pushtetit. Në këtë rast, ky vakum i pushtetit po shfrytëzohet nga Vuçiqi. Fantazmat nacionaliste të viteve 1990 po dalin sërish jashtë. Angela Merkel deri më tani ka parandaluar një shkëmbim territorial (v.j. mes Kosovës dhe Serbisë ). Vuçiq mbase mund të llogarisë që ta kthejë këtë çështje në tryezën ndërkombëtare përmes përshkallëzimit artificial”, shton analistja Demiel.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut.

Nga burimet diplomatike në Bruksel, Radio Evropa e Lirë mëson se këtë javë, në Bruksel mund të zhvillohet një takim mes shefave të ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë.

Liderët nga të dyja vende edhe në ditën e tetë të tensioneve nuk kanë treguar shenja të tërheqjes nga retorika e tyre politike.

Më herët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se të dyja vendet duhet të heqin targat e përkohshme, ndërsa të hënën (27 shtator) pas një takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e ka arsyetuar prezencën e njësive speciale në vendkalimet kufitare.

“Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk ndodhet aty për të demonstruar një forcë, por për t’i mbrojtur pikat kufitare dhe policët tanë kufitarë”, tha ai.

Në anën tjetër, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me situatën në Kosovë.

“Nuk kam asgjë të mirë për të thënë për sjelljen e Evropës, për sjelljen e BE-së. Unë mendoj se Marrëveshja e Brukselit është çështje e BE-së. Nënshkrimi i saj ndodhet në Marrëveshjen e Brukselit”, tha Bërnabiq për televizionin serb Pink.

Ndërkohë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nis të martën turneun në Ballkanin Perëndimor dhe me 29 shtator, ajo do të qëndrojë në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, ndërsa një ditë më vonë në Bosnje e Hercegovinë.

Kjo vizitë, sipas analistes Demiel, duhet të përdoret nga ana e von der Leyen për të ushtruar presion mbi Vuçiqin.

 

“Ajo vjen nga një familje e partive (v.j. Partitë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian) që e ka mbështetur Vuçiqin shumë gjatë. Ajo mund të përdorë si mjet, kritikat publike nga ana e saj, dhe Këshilli Evropian dhe mbase mund të marrë në konsideratë edhe ngrirje të financave. Dhe, nëse nuk do të ketë një ulje të tensioneve së shpejti, Shtetet e Bashkuara mund të mendojnë si masë, ndalimet e udhëtimit për politikanët dhe njerëzit e biznesit të korruptuar nga Kosova dhe Serbia”, thotë Demiel.

Të shtunën, më 25 shtator, dy incidente janë shënuar në dy komuna në veri të Kosovës. Në Zubin Potok është djegur Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, ndërkaq në Zveçan është sulmuar Qendra e Regjistrimit Civil. Kosova ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa këtyre dy incidenteve.

Mungesë vullneti politik për marrëveshje

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat 'KS' (Kosovë) ose 'RKS' (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ka filluar në vitin 2011 në nivelin teknik, ndërsa në vitin 2012 ka kaluar në një nivel më të lartë - atë politik.

Rreth 30 marrëveshje janë arritur deri më tani, por shumë prej tyre nuk zbatohen në terren.

Synimi është të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes të dyja vendeve, por sipas James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës, situata e fundit në veri tregon sesa palët janë larg arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare politike.

“Ne nuk po shohim asnjë vullnet politik për të arritur këtë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, profesori Ker-Lindsay.

Sipas tij, në Prishtinë është në pushtet një qeveri që nuk ka vullnet për t’u angazhuar në dialog të nivelit të lartë politik, ndërsa në Serbi, arritja e një marrëveshjeje ka qenë më e mundshme një dekadë më parë sesa tani kur gjërat kanë shkuar duke u bërë më vështirë.

Ai vlerëson se situata e fundit në veri është shqetësuese dhe se e kaluara ka treguar se këso lloj situatash mund të dalin jasht kontrollin shumë shpejt.

“Pra në përgjithësi ky moment nuk është i mirë dhe mendoj se shumë njerëz dhe shumë vende janë shumë të shqetësuara me atë që po e shohim”, thotë ai.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: В Москве выберут лучший реализованный проект в области строительства


Спорт в России и мире
Москва

Федерация бокса России на ВДНХ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Хачанов: хочу вернуться в топ-10 ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Москве прошла эковыставка Hydrate The World





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге: национальные проекты — драйверы развития России


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Александр Галич

Александр Галич. "Облака". Поёт Антон Духовской.



Москва

Александр Казаков: "Наша большая страна вступила во время героев"

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net