Kosova regjistron edhe pesë viktima nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën më 26 shtator se pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërkaq janë regjistruar edhe 77 raste të reja me këtë virus.
Rastet e reja dalin pas testimit të 4.322 mostrave.
Në 24 orëshin paraprak po ashtu janë shëruar 696 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 4.176.
Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orëshin paraprak janë administruar 16.481 doza të vaksinës.
Që prej fundit të marsit, kur Kosova nisi fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, e deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë vaksinuar 503.498 persona.
Në Kosovë përdoren vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizer/BioNTech.