123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Gjashtë masat e reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

0
Gjashtë masat e reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

Aplikimi i masës së reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë, nuk është vendimi i parë që autoritetet e Kosovës kanë marrë ndaj shtetit të Serbisë.  

Marrëveshja e Brukselit në vitin 2011, për lëvizje të lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Marrëveshja për Tregti të Lirë më vendet e Ballkanit Perëndimor e njohur më shkurtesën CEFTA, jo gjithmonë janë respektuar nga këto shtete.  

Kjo ka shtyrë qeveritë e Kosovës disa herë të marrin masa reciproke ose të vendosin taksa doganore, ndaj mallrave të prodhuara në Serbi. 

Masa e parë e reciprocitetit, në vitin 2011  

Një masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar edhe në korrik të vitit 2011.  

Kjo masë e reciprocitetit në atë kohë ishte marrë nga ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari- Lila, pasi që Serbia për tre vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, kishte bllokuar mallrat nga Kosova, për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës.   

Produktet më këtë vulë, nga dhjetori i vitit 2008, nuk janë lejuar as transit të kalojnë nëpër shtetin e Serbisë, pasi që ky shtet nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Parimi i reciprocitetit filloi të zbatohet në të gjitha pikat kufitare.

Por, gjendja ishte tensionuar më shumë në pjesën veriore të Kosovës, rajon ky i banuar më shumicë serbe, konkretisht në pikat kufitare 1 dhe 31, që gjenden në Jarinjë dhe Bërnjak.  

Këto pika madje janë djegur nga serbët lokalë në vitin 2008, si hakmarrje ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Masa e reciprocitetit nuk zgjati më shumë se 40 ditë, pasi gjatë bisedimeve të zhvilluara në Bruksel, ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, ishte arritur marrëveshje për njohje reciproke të vulave.  

Viti 2016: Reciprociteti në tekstet shkollore  

Edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e udhëhequr nga Arsim Bajrami, në vitin 2016, pat vendosur masa të reciprocitetit ndaj Serbisë në lidhje me tekstet shkollore në gjuhën serbe.  

Autoritetet serbe në atë kohë kishin kthyer mbrapsht tekstet shkollore të Kosovës, duke mos lejuar të dërgohen në komunat e banuara me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës.  

Reciprociteti në transportin e naftës dhe gazit  

Masa reciprociteti ndaj Serbisë në mars 2016, Kosova kishte vendosur në transportin e naftës dhe të gazit, pasi autoritetet serbe nuk pranuan certifikatat (të njohura si ADR) që lëshohen nga autoritetet e Kosovës, për shoferët dhe automjetet që bartin materie të rrezikshme.  

Viti 2018: Taksa doganore 100 për qind  

Në vitin 2018, qeveria e Kosovës e udhëhequr në atë kohë, nga ish- kryeministri Ramush Haradinaj, kishte vendosur taksë doganore, fillimisht 10 dhe më pas 100 për qind, ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.  

Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para taksës, gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo rreth 450 milionë euro brenda një viti.  

Taksa ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërpritet dhe për këtë arsye, kundër taksës, ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.  

Shndërrimi i taksës në reciprocitet në vitin 2020  

Në vitin 2020, në Kosovë u krijua qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti. Më ndërrimin e qeverisë, taksa u shndërrua në reciprocitet me Serbinë.  

Me 31 mars të vitit 2020, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, vendosi që emërtimet e certifikatave fitosanitare dhe veterinare si dhe dokumente të tjera përcjellëse, të përdoren në​ përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Kosovës. Ky vendim nxiti kundërshtim në Serbi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkim Evropian.  

Qeveria Kurti 1 ra pas 51 ditësh në pushtet, kur Lidhja Demokratike e Kosovës me mocion të mosbesimit, rrëzoi qeverinë. Më 3 qershor të vitit 2020, krijohet qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Hoti e shfuqizoi vendimin për reciprocitetin në ditët e para të punës së tij, duke deklaruar se kështu u larguan pengesat në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.  

Në Kosovë më 14 shkurt 2021, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe më 22 mars u konstitua Kuvendi dhe po të njëjtën ditë, u zgjodh edhe qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje.  

Më marrjen e qeverisë, Albin Kurti kishte thënë se vendosja e reciprocitetit me Serbinë, do të jetë ndër gjërat e para që do ta bëjë qeveria e tij, ndërkaq dialogu me Serbinë, nuk është pjesë e prioriteteve të tij.  

Reciprociteti për targat e automjeteve  

Autoritetet në Kosovë më 20 shtator 2021, nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, veturat që hyjnë nga Serbia, duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës.  

Për shkak të kësaj mase, serbë lokalë bllokuan dy rrugë nacionale në veri të vendit. 

Të dy rrugët që shpijnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, po mbahen të bllokuara nga dhjetëra kamionë dhe vetura të vendosura nga protestuesit serbë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: парковка в Москве на майских праздниках будет бесплатной


Спорт в России и мире
Москва

RU.TV превращает Русскую Музыкальную Премию в Мюзикл


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Вторая ракетка Казахстана опустилась в чемпионской гонке WTA


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Кабардино-Балкарии стартует крупнейшая экологическая акция «Вода России»





Путин в России и мире
Москва

МИД РФ иронично прокомментировал высказывание Шольца о Путине и Канте


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко рассказал о планах расширения НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Во Франции назвали бредом слова Зеленского про угрозу Путина Европе


Навальный в России и мире
Москва

Священнику, отпевавшего Навального, запретили носить рясу и крест



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Коммерсантъ

Похищенный кредит пересчитали в сроки // Вынесен приговор группировке ритейлеров



Москва

Прибыль «Олимпситистроя» обвиняемого в даче взятки Фомина выросла вдвое в 2022 г

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net