123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Investimi në patundshmëri pa ndikim afatgjatë në ekonomi   

0
Investimi në patundshmëri pa ndikim afatgjatë në ekonomi   

Nga 230 milionë euro investime të huaja direkte në Kosovë brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti, 142 milionë kanë shkuar në sektorin e patundshmërisë. 

Ky investim, nga përfaqësues të organizatave ekonomike, po konsiderohet pa afekt të madh në ekonomi. 

Vëllimi i lartë i investimeve të huaja në sektorin e patundshmërisë kryesisht i atribuohet diasporës së Kosovës, e cila investon shuma të mëdha në ndërtimin e shtëpive dhe në blerjen e apartamenteve. 

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Gjermania është shteti me më së shumti investime të huaja direkte, pasur nga Zvicra. Këto janë dy shtetet ku jeton numri më i madh i qytetarëve nga Kosova. 

“Ky investim në patundshmëri nuk ka ndonjë efekt afatgjatë në zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune”, thotë për Radion Evropa e Lirë, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka. 

Shpërndarja sektoriale, sipas Zekës, është me rëndësi shumë të madhe kur bëhet fjalë për vlerësimin e efekteve afatgjata të investimeve të huaja direkte.   

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, e cila e ka paraqitur si të arritur të qeverisë rritjen e investimeve të huaja. 

“Investimet e huaja direkte në gjashtë  muajt e parë të vitit 2021 janë 230.1 milionë euro dhe përbëjnë vlerën më të lartë të investimeve të kryera për gjashtë muaj të një viti, që nga viti 2007”, ka deklaruar ministrja Hajdari. 

Sektori i dytë që përbën investimet e huaja, e që mund të konsiderohet me efekt të madh në zhvillim ekonomik, sipas Arian Zeka janë aktivitetet financiare dhe sigurimi, në vlerë prej 51 milionë euro. 

Investimi në patundshmëri nuk garanton stabilitet të zhvillimit ekonomik 

Edhe për drejtorin ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani, investimi në sektorin e patundshmërisë është afatshkurtër. Në  aspektin afatgjatë, shton ai, ky investim nuk garanton stabilitet të zhvillimit ekonomik. 

“Ky është një fakt. Shembuj e praktika të ndryshme kanë ndodhur edhe në vendet e Ballkanit dhe rajonit. Për një moment të caktuar kur është arritur kulmi i investimeve dhe ka qenë e pamundur të investohet në patundshmëri, kemi parë një rënie të përnjëhershëm të këtij sektori. Kjo është frikë...”, thotë Ujkani. 

Profesor Ujkani thotë se investimet e huaja, duke u nisur edhe nga investitori,  do të duhej të kenë orientim në sektorë strategjik, por kjo po pengohet edhe nga imazhi jo i mirë i Kosovës në botë. 

“Kur kemi një imazh që nuk është i dëmtuar, është e lehtë të fokusohesh në tema të tjera. Nëse këtu kemi dështuar nuk mund të bëjmë hapin tjetër. E dyta, ka vend për shumë përmirësime edhe në politika të karakterit tatimor, e fiskal. Po ashtu, na duhet të ketë ngritje të sigurisë juridike”, thotë Ujkani. 

Treg i vogël për investime të mëdha 

Kosova, me një popullsi prej 1.8 milion banorësh, konsiderohet një treg i vogël për një investitor serioz dhe kjo paraqitet si një mangësi në tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë, thotë Arian Zeka nga OEAK. 

Kur kihet parasysh kjo, ai thotë se përmirësimi i raporteve dhe bashkëpunimi i Kosovës me vendet e Ballkanit Perëndimor ndikon në tërheqjen e investimeve.

“Kjo është arsyeja pse insistohet nga ana e Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për integrimin ekonomik rajonal të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë mënyrë krijohet një treg më i madh dhe i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor bëhet me atraktiv për investitorët e huaj”, thotë Zeka. 

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) lidhur me investimet e huaja direkte dhe orientimin e tyre në sektor strategjik, por ata nuk i janë përgjigjur pyetjeve deri në publikimin e këtij teksti. 

KIESA është agjenci shtetërore e Kosovës, mandati i së cilit është të promovojë dhe mbështesë investimet, eksportin, turizmin, ndërmarrjet e vogla e të mesme si dhe zonat e veçanta ekonomike në Kosovë. 

Investimet në sektorin e shërbimeve, investimet në sektorin e bujqësisë, sektori energjetik, miniera, transport dhe telekomunikacion, industri përpunuese dhe turizmi janë vetëm disa nga sektorët të cilët konsiderohen se mund të gjerojnë zhvillim ekonomik dhe vende pune.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о реализации первого проекта комплексного развития территорий


Спорт в России и мире
Москва

Научили, рассказали провели мастер-класс: все о пожарной безопасности и безопасности на воде


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Андреева победила Подороску на старте турнира WTA в Руане


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Москвичам рассказали, в каких местах утки обустраивают гнезда





Путин в России и мире
Москва

Тема дня: Путин поручил выделить средства на развитие космической ядерной энергетики


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко подписал указ по реализации до 2028 года нового с РФ проекта в сфере космоса




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленского выпороли ультиматумом: США жестко ответили на наглость и поучения Киева


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Алла Пугачёва

Вырезанный из советского эфира клип Пугачевой выложили в Сеть



Москва

Алиев потребовал перестать проводить политику двойных стандартов, ткнув Блинкена в проделки США

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net