Radio Evropa e Lirë hap konkurs për bursë për gazetarë
Radio Evropa e Lirë ka hapur konkursin për bursën për gazetarë - “RFE/RL Regional Reporting Fellowship 2022”.
Qëllimi i kësaj burse është që të kontribuojë për zhvillimin profesional të gazetarëve në shtetet e Bashkimit Evropian të Partneritetit Lindor dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur lirinë e medias dhe pavarësinë mediale.
Kjo bursë është në linjën e njëjtë të misionit të REL-it, që të ofrojë gazetari të saktë dhe të pavarur në mbështetje të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut.
Ky program financohet nga një grant i Departamentit amerikan të Shtetit.
Afati i fundit për të aplikuar për këtë bursë është 10 tetori.
Klikoni KËTU për të mësuar më shumë rreth kësaj burse.