123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Asgjësimi i dozave të AstraZenecas ende në pritje 

0
Asgjësimi i dozave të AstraZenecas ende në pritje 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë nuk ka dhënë informacione se në çfarë mënyre do të asgjësohen dozat e vaksinave AstraZeneca, të cilave tashmë iu ka skaduar afati i përdorimit.

Kosova është në mesin e disa shteteve në rajon, por edhe më gjerë, që për shkak të kalimit të afatit të qëndrueshmërisë, pritet t'i asgjësojë mbi 133 mijë doza të vaksinave të kompanisë farmaceutike, AstraZeneca.

Zyrtarët nga Inspektorati Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, në një përgjigje me shkrim, thonë për Radion Evropa e Lirë se "sa u përket produkteve me afat të skaduar, institucioni – në këtë rast Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) - bën kërkesën pranë Inspektoratit Farmaceutik për verifikim të stokut të produkteve me afat të skaduar”.

Pastaj, shtojnë nga inspektorati, në bazë të kërkesës, bëhet "verifikimi i stokut dhe me procesverbal, urdhërohet që të ruhen dhe karantinohen deri në krijimin e kushteve për shkatërrim", thuhet në përgjigjen e inspektoratit.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë se cilat do të duhej të ishin procedurat për asgjësimin e këtyre vaksinave.

Ai thotë se në këtë drejtim është e rëndësishme të dihet edhe marrëveshja me prodhuesit lidhur me vaksinat.

Sipas tij, Kosova ka legjislacion në fuqi sa i përket shkatërrimit të produkteve medicinale të papërdorshme, të skaduara, apo ato të cilat mund të rezultojnë me ndonjë defekt të caktuar.

"Duke marrë parasysh këto, institucioni në të cilin ato janë, duhet të evidentohen si vaksina të papërdorshme, duhet të zhvillohen procedurat në harmoni me rregullat duke marrë edhe një leje nga Ministria e Mjedisit dhe në këtë mënyrë, në kompanitë të cilat janë të licencuara për këto procedua, duhet të bëhet asgjësimi", thotë Jakupi.

Jakupi thotë se shkatërrimi i vaksinave, në këtë rast të atyre të AstraZenecas, duhet të bëhet edhe në konsultime me prodhuesit e vaksinave.

"Mund të ketë procedura të tilla të cilat mund të parashohin edhe mënyrën e saktë të shkatërrimit me ndonjë specifikë të veçantë të cilën e parasheh prodhuesi, ose ndonjë çështje tjetër që mund të parashihet në diskutime e tilla, qoftë për shkatërrimin, vendin e shkatërrimit ose edhe kthimin në ndonjë vend tjetër. Do të thotë, mund të ketë procedura të ndryshme që mund të diskutohen ndërmjet institucioneve dhe prodhuesve", sqaroi Jakupi.

Për asgjësimin e produkteve medicinale në Kosovë, përveç ligjit ekziston edhe një udhëzim administrativ.

Me këtë udhëzim, rregullohen kompetencat e organeve dhe mënyra e administrimit të mbeturinave të produkteve medicinale, në pikëpamje të klasifikimit, kategorizimit, transportit, magazinimit dhe të asgjësimit të mbeturinave të produkteve mdicinale, me metoda të caktuara.

Kompania EnvriCon SH.P.K., është njëra nga kompanitë e licencuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor për shkatërrimin, veç tjerash, edhe të mbetjeve të ndryshme medicinale.

Udhëheqësi i kësaj kompanie, Ruzhdi Thaçi, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë si vepron kompania në shkatërrimin e mbetjeve medicinale.

“Mbeturinat medicinale i bartim me kombi-frigorifer, për shkak se janë të rrezikshme. Pra, nga klinikat apo laboratorët e ndryshëm [privatë] dhe i dërgojmë në frigorifer-dhomë, aty ku e kemi bazën dhe bëjmë asgjësimin e tyre. Shkatërrimin e tyre e bëjnë në vende të caktuar me djegie në temperatura të larta prej 850 deri në 1,100 gradë", tregon Thaçi.

Më herët, zyrtarët në Ministrinë e Shëndetësisë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, se vaksinat e skaduara, ende nuk janë grumbulluar në një vend të caktuar.

Shumica e vaksinave janë ende në komuna të ndryshme në qendrat të vaksinimit.

Këtë e konfirmoi edhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani. Ai tha se nuk e di me saktësi sesa është numri i vaksinave AstraZeneca me skadencë, por që ato janë ende të pranishme në qendër.

"Ende janë në qendër, por ato janë ende jashtë përdorimit. Nuk e di pse nuk janë kthyer ende. Jemi duke pritur rekomandimet nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që ato të kthehen në Prishtinë", tha Sylejmani.

Nga IKSHPK nuk kanë qenë të qasshëm për koment, megjithë përpjekjet e bëra nga Radio Evropa e Lirë.

Ndryshe, Kosova në muajin maj nënshkroi kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për sigurimin e mbi 1 milion vaksinave kundër koronavirusit. Çdo javë, në Kosovë vijnë mesatarisht rreth 55,000 doza të Pfizerit. Deri tani janë administruar gjysma e vaksinave nga kjo kontratë.

Kosova po ashtu merr vaksina edhe përmes mekanizmit COVAX dhe nga partnerët e tjerë në formë të donacioneve. Ndër to është edhe vaksina e Oxfordit, AstraZeneca, por të cilën, qytetarët e Kosovës po hezitojnë ta marrin.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë dërguar në Kosovë mbi gjysmë milioni doza të vaksinave Pfizer kundër koronavirusit.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 154,000 raste të infektimit me koronavirus. Prej tyre 2,728 persona kanë vdekur.

Deri më 9 shtator, në ora 15:00, është vaksinuar 18.8 për qind e popullsisë së përgjithshme.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: На пересечении шоссе Филимонковского и Ракитки появится развязка


Спорт в России и мире
Москва

Тема дня: Голикова: нацпроект «Продолжительная и активная жизнь» охватит все сферы здравоохранения


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Названа победительница матча Елена Рыбакина — Ига Швентек


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Собянин: Основные работы по созданию парка «Яуза» завершатся в 2024 году





Путин в России и мире
Москва

Президент Азербайджана Ильхам Алиев прибыл в Москву по приглашению Путина


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске прошла рабочая встреча Александра Лукашенко и Александра Цыбульского




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Байден заверил Зеленского в скорых поставках новых пакетов помощи


Навальный в России и мире
Москва

Мосгорсуд оставил в СИЗО журналистку Фаворскую, обвиняемую в экстремизме за репортажи о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Фрэнк Синатра

«Он ни разу не наступил мне на ногу!»: Тина Синатра высказалась о планах Мартина Скорсезе снять фильм об ее отце



Москва

«Чуть не слиплось»: российская пушистая булочка отравилась шоколадом

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net