123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Marrëveshja e Uashingtonit: Çka u zbatua e çka jo?

0
Marrëveshja e Uashingtonit: Çka u zbatua e çka jo?

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.

Dy versione të dokumenteve për palën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i kanë nënshkruar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Zyrtarët amerikanë e vlerësuan marrëveshjen e Uashingtonit si një fillim të ri për Ballkanin Perëndimor.

Në përvjetorin e parë të nënshkrimit të marrëveshjes, Departamenti i Shtetit inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë moratoriumin mbi çështjet e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i cili foli për Zërin e Amerikës, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Kosovën dhe Serbinë, në përmbushjen e obligimeve, duke mbështetur, siç tha ai, qëllimin e normalizimit gjithpërfshirës të marrëdhënieve të tyre.

“Elementë të shumtë të marrëveshjes mbështesin prioritetet e vizionit tonë më të gjerë të rajonit - diversifikimin e energjisë, lidhjen rajonale, aplikimin e një moratoriumi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, si dhe gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur”, është thënë në përgjigjen nga Departamenti i Shtetit.

Radio Evropa e Lirë, ka hulumtuar se çfarë kanë zbatuar të dyja palët nga Marrëveshja e Uashingtonit dhe çfarë jo.

Çka zbatoi Kosova?

Njohja e ndërsjellë Kosovë-Izrael, u proklamua që në ditën kur u nënshkruan dokumentet me zotimet nga Kosova dhe Serbia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, të dy vendet, në një ceremoni virtuale - e cila u mbajt e tillë për shkak të pandemisë së koronavirusit - kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt të vitit 2021. Ky vendim u cilësua si “historik” nga të dyja vendet. Po atë ditë, autoritetet e Izraelit, miratuan kërkesën e autoriteteve të Kosovës që kjo e fundit të hapë ambasadën e saj në Jerusalem. Ministrja e atëhershme në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Melisa Haradinaj-Stublla, pati deklaruar se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Dokumenti i nënshkruar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ishte i shkruar në katër kopje: në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

Me 14 mars 2021, Kosova e hapi ambasadën e saj në Jerusalem.

Në kuadër të zotimeve të nënshkruara më 4 shtator në Uashington, Kosova u pajtua që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në 12 muajt e fundit, Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në asnjë organizata ndërkombëtare.

Marrëveshja obligoi edhe Serbinë, që të pezullojë iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Përfaqësuesit e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët në kohën kur u arrit marrëveshja në Uashington, ishin në opozitë, patën kundërshtuar këtë marrëveshje dhe pikën ku Kosova zotohet të respektojë moratoriumin për të mos aplikuar në organizata ndërkombëtare.

Por, as pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, Kosova nuk aplikoi për tu pranuar në organizata ndërkombëtare.

Megjithatë, më 7 korrik, në një seancë të Kuvendit të Kosovës, kryeministri i tanishëm i vendit, Albin Kurti, është shprehur kritik ndaj kësaj pike të marrëveshjes së Uashingtonit, duke thënë që pajtimi nga ana e Kosovës që të mos aplikojë për një vit në organizata ndërkombetare, përbën shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk kanë dhënë shumë detaje se cilat organizata janë synim i kësaj ministrie pas skadimit të moratoriumit.

Përmes një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, kjo ministri ka njoftuar se “natyra e ndjeshme e kësaj teme e bën të pamundur publikimin e rrethanave konkrete, pa rrezikuar dëmtimin e interesave strategjike të vendit”.

Në zotimet e nënshkruara më 4 shtator në Uashington, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste, organizatë kjo e militantëve shiitë të Libanit, që ka mbështetjen e Iranit. Ky zotim nënkuptonte që të dy vendet t’i përmbushin në tërësi masat për të kufizuar operacionet e Hezbollahut dhe aktivitetet financiare nën juridiksionin e tyre.

Por, para se të arrihej marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington, Kosova tashmë e kishte shpallur Hezbollahun organizatë terroriste, më 23 qershor të vitit 2020.

Miratimin e ka marrë edhe vendimi për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj shtatë shtetasve libanezë, të lidhur me Hezbollahun dhe kompaninë e saj financiare Al-Qard al-Hassan (AQAH), bazuar në vendimin e Qeverisë të datës 23 qershor 2020, për shpalljen e krahut politik dhe ushtarak të Hezbollah-ut si dhe mbështetësve të tyre, si organizatë terroriste.

Në marrëveshjen për normalizim ekonomik, të nënshkruar më 4 shtator në Uashington, nga Kosova dhe Serbia, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, dy vendet janë zotuar se do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetin e komunikimit.

Kosova më 23 tetor 2020, ka nënshkruar në Shkup memorandum bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara për “Rrjetin e pastër” të gjeneratës së pestë të komunikimeve, 5G.

“Rrjeti i pastër” 5G, sipas Departamentit të Shtetit, “është një rrugë komunikimi që nuk përdor asnjë pajisje transmetimi, kontrolli ose ruajtjeje nga shitësit e pabesueshëm të teknologjisë informative si Huawei dhe ZTE, të cilët janë nën kontrollin e Partisë Komuniste të Kinës”.

Çka nuk u zbatua?

“Autostrada e paqes” Prishtinë – Merdar, si dhe linja hekurudhore e relacionit po të njëjtë, janë dy projektet për të cilat në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova është zotuar se do t’i përmbushë.

Financimi i këtyre dy projekteve është thënë se do të bëhet nga Korporata Financiare për Zhvillim e SHBA-së (DFC) dhe EXIM (Export-Import) Banka, por që zyrtarë të institucioneve të Kosovës, nuk kanë dhënë detaje për mënyrën e financimit të tyre përmes granteve, kredive apo mënyrave të tjera.

Në fund të shtatorit të vitit 2020, Kosovën dhe Serbinë e vizitoi një delegacion amerikan, në krye me Adam Boehler, kryeshefin e DFC-së, i cili bisedoi me autoritetet e të dy vendeve për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator.

Në janar të vitit 2021, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës – që asokohe drejtohej nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili e kishte nënshkruar dokumentin me zotimet në kuadër të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi - patën deklaruar që kah mesi i vitit 2021, do të nisë ndërtimi i “Autostradës së paqes”.

Kjo autostradë, në territorin e Kosovës, do të duhej të ishte vazhdimësi e autostradës “Ibrahim Rugova”, e cila përfundon deri në Besi, fshat ky që gjendet në magjistralen Prishtinë – Podujevë. Deri në Merdare janë edhe 27 kilometra, ndërkaq sipas zyrtarëve të atëhershëm të Qeverisë së Kosovës, kostoja e ndërtimit është mbi 200 milionë euro.

Por, deri më tash, punimet për këtë autostradë nuk kanë filluar.

Në janar të këtij viti, Arban Abrashi, asokohe ministër në detyrë i infrastrukturës, i pati thënë Radios Evropa e Lirë se lidhur me projektin tjetër, që del nga marrëveshja e Uashingtonit, ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë, me një port në det të thellë në Adriatik, do të aplikohet për financim në mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, pasi të hartohet projekti.

Por, që atëherë, zyrtarët e qeverisë aktuale të Kosovës, më nuk e kanë përmendur ndërtimin e kësaj hekurudhe.

Në dokumentet e nënshkruara nga Kosova dhe Serbia, në kuadër të marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, të dyja palët janë pajtuar që të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Në qershor të vitit 2021, Shtetet e Bashkuara u kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.

“Në propozojmë që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë aranzhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë për lumin Kolumbia, në lidhje me furnizimin me ujë, të agjencive të energjisë dhe kontrollimit të përmbytjeve, duke modeluar nevojat institucionale, për të mbështetur një komision të tillë edhe për lumin Ibër”, thuhet në dokument.

Aty theksohet se sistemi i Ujmanit duket se luan një rol të njëjtë si të digës në lumin Kolumbia në Paqësorin Veri-Perëndimor në Shtetet e Bashkuara, sa i takon kontributit të tij për shërbimet e ruajtjes për furnizimin me ujë sezonal, energjisë dhe në shërbimet e kontrollit të përmbytjeve.

Më 23 qershor, në një postim në Twitter të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, thuhet se raporti i Departamentit Amerikan të Energjisë - Laboratori Kombëtar “Veriperëndimor i Paqësorit”, shënon përmbushjen e një prej angazhimeve të Marrëveshjes së Uashingtonit, të arritur më 4 shtator 2020.

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, qysh në kohën e arritjes së marrëveshje së 4 shtatorit në Uashinton, ishte shprehur kritik ndaj marrëveshjes përfshirë edhe çështjen e Ujmanit.

Më 30 qershor, në një konferencë për media, Kurti deklaroi se “qëndrimet tona në lidhje me Ujmanin janë të njëjta”.

Ai tha se mund të prodhohen analiza e studime, por është “detyrë e jona që ta konsiderojmë Liqenin e Ujmanit, ashtu siç është, liqe artificial i Kosovës”, të cilin, sipas tij, Kosova e ka paguar dhe kryer shumë dekada më parë.

Më 7 korrik në një seancë të Kuvendit të Kosovës, kryeminsitri Kurti ka deklaruar që liqeni i Ujmanit është i Kosovës.

“Ne do t’i përdorim të gjitha argumentet në këtë studim të fizibilitetit të publikuar së fundmi, për ta mbrojtur këtë pasuri të Kosovës nga çfarëdo pretendimi”, theksoi Kurti.

Liqeni u ndërtua në vitin 1972, me një kredi prej 45 milionë dollarësh amerikanë, që ishte marrë nga Banka Botërore, marrëveshje kjo e ratifikuar atëherë nga Kuvendi i Krahinor i Kosovës dhe Kuvendi Federativ i Jugosllavisë.

Serbia insiston se ka trashëguar borxhin e ish Jugosllavisë, prandaj pretendon se ka të drejtë në pronësi.

Të dyja palët (Kosova dhe Serbua) do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vtit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo. Kështu thuhet në dokumentin e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia, më 4 shtator në Uashington.

Ideja e "mini-Shengenit" është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Por, përderisa Serbia tashmë është pjesë e “Ballkanit të hapur”, emërtim ky i ndryshuar, më 28 korrik të vitit 2021, për “mini-Schengenin”, Kosova ka refuzuar t’i bashkohet kësaj nisme.

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti dhe partia në pushtet, të cilën e drejton ai, Lëvizja Verëvendosje, që në fillim e patën kundërshtuar këtë nismë dhe vazhdojnë ta kundërshtojnë.

Qeveria e Kosovës mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, më 29 korrik, e ka cilësuar këtë iniciativë si “ide të rrezikshme”, sepse sipas saj, krijohet përshtypja se ekziston alternativë për integrimin në BE.

Por, Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se integrimi më i fortë ekonomik dhe politik “është thelbësor për paqe të qëndrueshme dhe prosperitet, dhe po ashtu do të forcojë përpjekjet ekzistuese të Kosovës për të përmbushur reformat e kërkuara për pranimin në BE në të ardhmen”.

Ajo e ka inkurajuar Kosovën “që të kërkojë mundësi për të zvogëluar barrierat tregtare, për të rritur konkurrencën e saj ekonomike dhe për të ndërtuar një rajon të integruar dhe ekonomi të qëndrueshme që do të jetë në të mirë të të gjithë kosovarëve”.

Por, së fundmi, më 1 gusht, kryeministri Kurti ka deklaruar që nisma “Ballkani i Hapur” (Open Balkan) më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët për vendet e rajonit.

Sipas Kurtit, kjo nismë, duhet të shoqërohet edhe me ballafaqimin me të kaluarën të Serbisë dhe të presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq teksa shtoi se Serbia ka shkaktuar katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, “Ballkani i Hapur” ka për qëllim të krijojë një treg të përbashkët për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington, Kosova dhe Serbia ishin zotuar që të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur.

Në nëntor të vitit 2020, në Kizhevak të Serbisë, nisën gërmimet në një varrezë të dyshuar massive. Puna u pat ndërpre pastaj për shkak të kushteve klimatike, për të vazhduar në maj të vitit 2021. Në këtë lokacion, janë zhvarrosur mbetjet mortore të të paktën 9 personave.

Kryesuesi i atëhershëm delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e të pagjeturve, Ibrahim Makolli, pati deklaruar se bazuar në disa deklarata të zyrtarëve serbë, në territorin e Serbisë dyshohet se janë 16 varreza masive. Që nga viti 2001 e deri më tash, në Serbi janë kryer gërmime në pesë lokacione të cilat rezultuan me varreza masive.

“Pra, kërkojmë përgjigje edhe për 11 lokacione të tjera, në të cilat mund të gjenden trupa të të vrarëve”, pati theksuar Makolli.

Çështja e të pagjeturve, gjithashtu ishte një nga temat kryesore në dialogun e zhvilluar në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.

Cili është qëndrimi zyrtar i shtetit të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes?

Më 6 gusht, partia e ish-kryeministrit Avdullah Hoti, Lidhja Demokratike e Kosovës, tash në opozitë, ka kërkuar që deputetët të miratojnë një rezolutë, e cila do ta ndihmonte qeverinë e kryeministrit Albin Kurti që të zbatojë Marrëveshjen e Uashingtonit.

Në këtë senacë, Hoti ka deklaruar se “këtë marrëveshje duhet parë si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Por me tone kundërshtuese, reagoi kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti.

Ai theksoi që efekti i parë i Marrëveshjes së Uashingtonit, ishte në të mirë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Efekti i menjëhershëm nuk kishte qenë ajo që ndodhi pas nënshkrimit, ajo që i parapriu nënshkrimit, e kjo është hapja e portës së Shtëpisë së Bardhë për presidentin e Serbisë”, tha Kurti.

Ai poashtu theksoi se qeveria që ai e udhëheqë i merr shumë seriozisht raportet me SHBA-në dhe vazhdon të punojë që këto raporte të thellohen.

Megjithatë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht, kanë dështuar që të miratojnë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit. Nga 83 deputetë sa ishin në sallën e Kuvendit, në favor të rezolutës votuan 24 deputetë, ndërkaq 57 abstenuan.

Ishin deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti, ata që abstenuan për miratimin e kësaj rezolute.

Kurti edhe në kohën kur ishte në opozitë, kishte kundërshtuar Marrëveshjen e Uashingtonit, duke theksuar se e vetmja pikë e saj e dobishme ishte njohja e ndërsjellë e Kosovës me Izraelin.

Çka zbatoi Serbia?

Beogradi ka respektuar pikën kyçe të marrëveshjes së Uashingtonit që ka të bëjë me një moratorium njëvjeçar mbi fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Deri në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, zyrtarët serbë drejtuan fushatë aktive për të tërhequr njohjet e Kosovës.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një deklaratë për shtyp, më 22 korrik, tha se nëse dikush merr një vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, Beogradi menjëherë do të fillojë fushatën për tërheqjen e njohjeve.

Një nga pikat në marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin ekonomik të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, i referohej autostradës Beograd-Prishtinë, e cila quhet edhe “Autostrada e paqes”.

Korridoret e Serbisë, nën përgjegjësinë e së cilës është ndërtimi i autostradave, në muajin mars, shpalli tender për punimet në seksionin Nish-Merdare, pjesë kjo e autostradës Nish-Merdare-Prishtinë, e cila do të lidhë Beogradin dhe Prishtinën, po që gjithashtu do t’i mundësojë Serbisë të lidhet me portin shqiptar të Durrësit në detin Adriatik.

Në muajin gusht, gjatë një vizite në Prokuplje, qytet ky në jug të Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi se ndërtimi i seksionit të parë të autostradës Nish-Merdare do të fillonte ndërmjet fundit të shtatorit dhe fillimit të nëntorit.

Marrëveshja e Uashingtonit, gjithashtu parashikon edhe bashkëpunim ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me Korporatën Amerikane për Zhvillim Financiar Ndërkombëtar (DFC) dhe EXIM Bank, në mënyrë që të zbatohen disa memorandume mbi ndërtimin e “Autostradës së paqes” dhe hekurudhave Prishtinë-Merdare dhe Nish-Prishtinë.

Pas hapjes së zyrës së DFC-së në Beograd, zyrtarët serbë ishin në kontakt të shpeshtë me përfaqësuesit e saj, për të arritur atë që përcakton marrëveshja.

Me DFC-në, Beogradi ka arritur marrëveshje për një skemë të re garancie, e cila parashikon që institucioni financiar të sigurojë 400 milionë dollarë si garanci për miratimin e kredive bankare për kompanitë në Serbi.

Një pikë tjetër e marrëveshjes, ishte zgjerimi i kapacitetevet të vendkalimit në Merdare, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjë që u bë në tetor të vitit 2020.

Marrëveshja nga Uashingtoni i obligoi të dyja palët që t’i bashkohen nismës „mini-Schengen“. Kjo nismë nënkupton rrjedhjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Kësaj nisme, të filluar në vitin 2019, iu ndryshua emri në “Ballkani i Hapur”, në korrik të vitit 2021.

Serbia është pjesë e kësaj nisme që nga fillimi i saj në vitin 2019.

Në Uashington, të dyja palët, Kosova dhe Serbia, u thirrën të respektojnë liritë fetare, të mbrojnë monumentet fetare dhe të zbatojnë vendimet e gjykatave që mbrojnë Kishën Ortodokse Serbe, si dhe të vazhdohet me kthimin e pronës së viktimave të Holokaustit që nuk kanë trashëgimtarë.

Kur bëhet fjalë për detyrimet e Serbisë në këtë pikë, të dhënat e Agjencisë për Kompensim në Serbi thonë se vlera e pronës së kthyer, në përputhje me Ligjin për eliminimin e pasojave të konfiskimit të pronës së viktimave të Holokaustit, të cilët nuk kanë trashëgimtarë të gjallë, nga viti 2016, është mbi 33 milionë e 900 mijë euro, si dhe që është në vazhdim e sipër vlerësimi i vlerës së pronës së kthyer që nuk përfshihet në këtë shumë.

Çka nuk zbatoi?

Afati për Serbinë për të transferuar ambasadën e saj në Izrael, nga Tel Avivi në Jeruzalem, përfundoi më 1 korrik.

Po atë ditë, shpjegimi i dhënë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për gazetarët në Beograd, ishte që interesi i Serbisë ndryshoi, sepse ndërkohë, Izraeli e njohu Kosovën.

Çështja që vazhdon të rëndojë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, është gjetja dhe identifikimi mbetjeve mortore të personave të zhdukur. Të dyja palët u zotuan në marrëveshjen e Uashingtonit për të përshpejtuar përpjekjet për këtë çështje.

Autoritetet në Beograd thonë se të gjitha informacionet në lidhje me personat e zhdukur janë bërë publike dhe se lokacionet janë kontrolluar në mënyrë transparente në prani të zyrtarëve ndërkombëtarë.

Lokacioni i fundit që u kontrollua ishte në Kizhevak afër Rashkës, në Serbinë jugperëndimore.

Megjithatë, Serbia nuk ka vepruar sipas kërkesave të Kosovës për të hetuar vendet e tjera të dyshuara si varre masive.

Gjithashtu, ishte planifikuar njohja reciproke e diplomave dhe certifikatave profesionale.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi në Kuvendin e Serbisë, në janar të këtij viti, se duhet rënë dakord se si trajtohen diplomat nga Mitrovica, në mënyrë që të zgjidhen edhe të gjitha të tjerat. Ajo po i referohej të ashtuquajturit Universitet i Prishtinës, me selinë e tij të përkohshme në Mitrovicën e Veriut, i cili funksionon sipas sistemit të Serbisë.

Ndryshe nga autostrada Beograd-Prishtinë, në ndërtimin e së cilës po ndërmerren hapa nga autoritetet serbe, ende nuk dihet se nëpër cilën trase përmes Serbisë do të kalojë hekurudha nga Beogradi drejt Prishtinës. Kjo hekurudhë është një prej pikave të parashikuara me marrëveshjen e Uashingtonit.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha në shkurt se Serbia po priste të shihte nëse autoritetet e Kosovës do të lejonin ndërtimin e një hekurudhe nga Prishtina në Merdar.

Nuk është bërë shumë përparim në ndarjen e Liqenit Gazivodë/Ujman, për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me ujë dhe energji.

Autoritetet në Serbi deri më tani nuk u janë përgjigjur zyrtarisht propozimit të SHBA-së për Liqenin Gazivodë.

Një nga obligimet i referohej gjithashtu diversifikimit të furnizimit me energji. Serbia varet nga gazi rus. Nga prodhimi vendor, ajo arrin të plotësojë më pak se 13 përqind të nevojave, ndërkaq sasitë e tjera, sipas të dhënave të Agjencisë së Energjisë, i importon nga Federata Ruse.

Në fillim të këtij viti janë bërë hapat e parë kah diversifikimi i burimeve të furnizimit me gaz, gjë që do të duhej të mundësojë konkurrencën në treg dhe të sigurojë sugurinë për furnizim dhe pavarësinë energjetike.

Por, rruga deri te diversifikimi do të jetë e gjatë.

Më 11 janar, Ministria e Minierave dhe Energjisë e Serbisë shpalli tender për mbikëqyrjen e projektit të interkoneksionit të gazit Serbi-Bullgari. Ai do të mundësojë që gazi të dërgohet nga një terminal i gazit të lëngshëm natyror (LNG) nga Greqia prej prodhuesve të ndryshëm.

Kur bëhet fjalë për pikën e marrëveshjes që i referohet ndalimit të përdorimit të rrjetit 5G, të siguruar nga shitës jo të besueshëm, pyetja kryesore në publik ishte nëse kjo i referohet Kinës.

”Ne jemi akoma larg 5G, por askund (në marrëveshjen e Uashingtonit) nuk është shkruar Kina“, pati thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në shtator të vitit të kaluar.

Edhe pse Huawei i Kinës nuk është përmendur në mënyrë eksplicite në marrëveshje, është kjo kompani që është nën llupën e Shteteve të Bashkuara, e cila po i shtyn aleatët e saj të shmangin Huawei, sepse beson që qeveria kineze mund të përdorë teknologjinë e kompanisë për të spiunuar vendet perëndimore.

Sidoqoftë, Serbia po intensifikon bashkëpunimin me Huawein, kështu që Qendra për Inovacionin dhe Zhvillimin e Dixhitalizimit e kësaj kompanie kineze të IT -së, u hap në Beograd më 14 shtator.

“Si Huawei ashtu edhe ne kuptuam absolutisht të njëjtën pikë të marrëveshjes. Kjo është që Serbia duhet të ketë një tender të hapur dhe transparent për partnerët kur të vijë koha për rrjetin 5G”, tha kryeministrja serbe, Ana Bernabiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Mbtetet e panjohur nëse autoritetet e Serbisë kanë kërkuar te ndonjë prej 69 shteteve që e kanë kriminalizuar homoseksualietin, që të njëjtin ta dekriminalizojnë, gjë për të cilën janë obiguar me Marrëveshjen e Uashingtonit.

Qeveria serbe e tërhoqi në muajin maj ambasadorin saj nga Polonia, Nikola Zurovac, pasi nënshkroi një letër mbështetëse për komunitetin LGBT me 40 ambasadorë të tjerë nga vendet e tjera, kryesisht anëtarë të Bashkimit Evropian.

Shpjegimi zyrtar i Beogradit ishte se problemi nuk ishte përmbajtja e letrës së nënshkruar nga ambasadori, por fakti që ai nuk respektoi procedurën e parashikuar nga protokollet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Gjithashtu nuk është bërë publike nëse Serbia ka marrë zyrtarisht një vendim për ta shpallur Hezbollahun organizatë terroriste.

Hezbollahu është një organizatë politike pro-iraniane e myslimanëve shiitë në Liban, brenda së cilës operon edhe krahu ushtarak. Hezbollahu është një lojtar i rëndësishëm në jetën politike të Libanit.

Në kohën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit, sekretari i atëhershëm amerikan i shtetit, Mike Pompeo pati thënë që ishte e gabuar të besohej se kishte dallime midis krahut ushtarak dhe politik të Hezbollahut, i cili mbështetet nga Irani.

“Ne duhet të sigurohemi që të gjithë ata që janë të përfshirë dhe të lidhur me Hezbollahun, të jenë nën sanksione”, tha Pompeo në tetor të vitit të kaluar.

Megjithatë, më 2 shtator të vitit të kaluar, Serbia njoftoi intensifikimin e marrëdhënieve me Iranin, ndërkaq në gusht të këtij viti i dhuroi Libanit 20.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V kundër koronavirusit.

Serbia mban marrëdhënie të ngushta me Iranin dhe Libanin, vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Cili është qëndrimi zyrtar i shtetit të Serbisë për zbatimin e marrëveshjes?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në disa raste ka thënë që Serbia do të respektojë Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin ekonomik me Prishtinën dhe se shpreson që kjo marrëveshje do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день


Спорт в России и мире
Москва

Актера Свиридова госпитализировали из-за инфицирования после операции в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Теннисистка Александрова оказалась сильнее полячки Швентек на турнире WTA в США


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

США включили ряд российских блокчейн-платформ в список SDN





Путин в России и мире
Москва

«Он боится»: почему Байден позволяет себе оскорбления в адрес Путина


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

Силовики задержали за сутки пятерых журналистов, часть проходит по делу об «участии в работе ФБК», одного жестоко избили при задержании



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Сергей Брановицкий

Консультации, Составление Договоров, Присутствие Продюсера при заключении договоров и переговорах. Лекции. Переговоры. Встречи и Обсуждения.



Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге: «Доставка почтой обеспечитдоступность  медпрепаратов в отдаленных поселениях» 

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net