123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Zjarret shkatërrojnë mijëra hektarë pyje

0
Zjarret shkatërrojnë mijëra hektarë pyje

Në Maqedoninë e Veriut, ndër vite zjarret kanë shkatërruar mijëra hektarë pyje, duke përfshirë edhe zjarret e shumta që shpërthyen gjatë këtij viti. Ndërkohë që  në bazë të të dhënave të Entit  Shtetëror të Statistikave, disa herë më pak ripërtërihen këto hapësira me fidane të reja. 

Gjatë vitit 2020, autoritetet përkatëse kanë arritur të ripërtërijnë përmes pyllëzimit, një sipërfaqe prej 569 hektarësh, ndërkohë që një dekadë më herët, përkatësisht në vitin 2010, janë ripërtërirë pyje në një sipërfaqe prej 2 mijë e 969 hektarë. 

Në vitin 1983, është pyllëzuar një sipërfaqe prej 11 mijë e 328 hektarësh, duke shënuar rekordin gjatë 6 dekadave të fundit. 

Gjatë katër viteve të fundit, në Maqedoninë e Veriut vërehet një trend negativ për sa i përket pyllëzimit, duke shënuar më pak se 1 mijë hektarë sipërfaqe të pyllëzuara me fidane të reja, përderisa shënon rritje numri i sipërfaqeve të djegura pyjore. 

Gjatë vitit 2019, janë djegur mbi 10 mijë hektarë pyje, përderisa gjatë vitit 2019 ishin djegur mbi 19 mijë hektarë të hapësirave pyjore. 

Autoritetet kanë paralajmëruar se në vjeshtë do të ndërmerret një aksion ku do të përfshihen më shumë institucione për pyllëzimin e hapësirave të djegura. 

Drejtoresha e ndërmarrjes publike “Pyjet nacionale”, Juliana Nikollova për REL, bën të ditur se gjatë këtij viti, janë djegur mbi 10 mijë hektarë pyje, përkatësisht mbi 450 metra kub drunjë, duke shkaktuar dëm prej më shumë se 35 milionë eurosh.  

“Kemi shumë  punë. E dini se ripërtëritja e pyjeve fillon pasi paraprakisht është pastruar terreni dhe  janë  krijuar kushte të volitshme për mbjelljen e fidaneve të reja që ata të mund të zhvillohen”, thekson për REL, drejtoresha e ndërmarrjes publike “Pyjet Nacionale”, Juliana Nikollova, duke nënvizuar se punëtorët e kësaj ndërmarrje, janë angazhuar për pastrimin e hapësirave të djegura, me atë që theksi vendoset në atë që të krijohen mundësi që pyjet vetvetiu të ripërtërihen.    

“Ne krijojmë kushte që pyjet vetvetiu të arrijnë të ripërtërihen, sepse kur pyjet arrijnë që vetvetiu të ripërtërihen, drunjtë e rinj janë shumë më kualitativë”, thekson Juliana Nikollova e cila drejton ndërmarrjen publike “Pyjet Nacionale”. 

Organizatat që në fokus kanë ambientin jetësor, theksojnë që duhet përforcuar kontrollet në terren pasi persona të pa përgjegjshëm qëllimisht i shkaktojnë zjarre që më pas nga hapësirat e djegura, drunjtë të merren për t’i shitur si lëndë djegëse. 

“Realisht një pjesë e pyjeve digjen me qëllim nga faktori njeri, me qëllim që të krijojnë  hapësira për kullota ose që ato hapësira t’i përdorin për ndërtime, përkatësisht bujtina malore apo edhe ndërtimin e hidrocentraleve”, thotë Arianit Xhaferi nga organizata joqeveritare që në fokus ka rruajtjen e ambientit jetësor, ECO GUERILA.

Ai shton se një pjesë e zjarreve janë shkaktuar që të krijohet qasje tek hidrocentralet, pas të cilave qëndrojnë figura që kanë lidhje të  ngushtë me pushtetin. 

“Mbjellja e fidaneve të reja në hapësirat e djegura, është një problem i madh pasi shumë hidrocentrale kanë nevojë për hapësira të gjëra, që të kalojnë makineritë e rënda dhe kështu në formë indirekte, ata pamundësojnë që të ripërtërihen këto hapësira me fidane të reja”, thoët Xhaferi. 

Ambientalistët njëherësh theksojnë se djegia e sipërfaqeve të pyjeve, pa një  angazhim serioz për ripërtërin e tyre, dëmton dukshëm habitatin në këto vise, duke nënvizuar se rajonet e shpyllëzuara, ndikojnë në nxitjen e erozionit të dëmshëm të tokës dhe degradimin në djerrinë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: С 29 апреля по 1 мая парковаться на улицах Москвы можно будет бесплатно


Спорт в России и мире
Москва

Кыргызстанцы завоевали медали на международном турнире по танцам в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Новак Джокович

Легенда тенниса рассказал, готов ли он опять стать тренером Джоковича


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Кабардино-Балкарии стартует крупнейшая экологическая акция «Вода России»





Путин в России и мире
Москва

Путин сказал Алиеву: "Пора!". Новый БАМ пройдет через Кавказ. Транспортным коридором "Север — Юг" Россия и Азербайджан перешли дорогу Западу


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко рассказал о планах расширения НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Во Франции назвали бредом слова Зеленского про угрозу Путина Европе


Навальный в России и мире
Москва

Священнику, отпевавшего Навального, запретили носить рясу и крест



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Ивлеева

Суд рассмотрит 25 апреля протокол на Ивлееву за дискредитацию ВС России



Москва

Губернатор Хоценко: в Омске на производстве вспыхнул пожар

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net