123ru.net
World News in Albanian

Profesionistët e rinj në Kabul shqetësohen për të ardhmen e tyre

015
Profesionistët e rinj në Kabul shqetësohen për të ardhmen e tyre

Vetëm dy ditë pasi talibanët e morën kontrollin e Kabulit më 15 gusht, një militant i armatosur e urdhëroi rrobaqepësin 24-vjeçar, Ahmad Dawood, të mbyllë dyqanin e tij të veshjeve në rrugën Lycee-Maryam. Ai mezi guxon të dalë nga shtëpia e tij.

"Ai më tha se nuk lejohet që burrat të qepin fustane për gratë", thotë Dawood, duke treguar se çfarë i kishte thënë militanti i armatosur.

Ky urdhër nënkupton edhe mbylljen e biznesit të tij, pasi shumica e klientëve të tij janë gra.

Nga puna e tij varet edhe mbijetesa e prindërve të tij të moshuar, si dhe vëllezërve dhe motrave.

Ai filloi punën në moshën 15-vjeçare për të mbështetur familjen e tij të varfër.

"Ne tani po kursejmë ushqimin, kemi vetëm para të mjaftueshme deri në një muaj apo pak më shumë", thotë Dawood për Radion Evropa e Lirë.

"Vëllai im ishte polic. Ai gjithashtu humbi punën, dhe dy motrat e mia janë në shtëpi sepse universitetet e tyre janë mbyllur. Kanë ndodhur shumë ndryshime brenda pak ditësh”, tha ai.

Në qytetin me 4.4 milionë banorë, tregjet dhe furrat e bukës mbeten të hapura megjithëse çmimet e ushqimeve janë rritur dhe ka shumë më pak konsumatorë se më parë.

Shumë media lokale vazhdojnë punën e tyre dhe disa punonjës të administratës, kryesisht burra, po kthehen në vendet e tyre të punës.

Disa mjete të transportit publik kanë rifilluar punën, megjithëse me një numër shumë të reduktuar.

Pavarësisht disa shenjave se jeta po kthehet në normalitet, ajo është ndalur për njerëzit si Dawood dhe vëllezërit e motrat e tij, të cilët janë në pritje për të kuptuar se çfarë rregullash dhe ligjesh do të zbatojnë talibanët.

"Shkolla jonë është ende e mbyllur dhe ne nuk kemi ende ndonjë udhëzim zyrtar se kur ta hapim atë. Nuk dimë se me çfarë lloj ndryshimesh do të përballet sektori i arsimit", thotë mësuesi 25-vjeçar Bashir Forogh.

Shkolla ku ka punuar mësuesi Forogh është në qendër të Kabulit, por ajo u mbyll papritur ditën kur qeveria e mbështetur nga OKB-ja u rrëzua dhe talibanët hynë përsëri në qytet, gati dy dekada pasi u dëbuan nga forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA në përgjigje të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Këto sulme u koordinuar përmes territorit afgan nga lideri i Al-Kaedës, Osama bin Laden.

Nxënësit dëshirojnë kthimin në shkolla

Mësimdhënësi Forogh tregon se procesi mësimor u ndërpre në mesditën e 15 gushtit pasi militantët talibanë morën kontrollin e Kabulit. Ai tregon sesi prindërit nxitonin t’i merrnin fëmijët nga shkolla dhe secili ishte me telefon në dorë duke provuar të flisteme anëtarët e familjes.

Por, linjat telefonike "nuk funksiononin", thotë ai.

Ndërtesa e shkollës ishte braktisur brenda një ore.

“Askush nuk na ka treguar se çfarë do të ndodhë me kurrikulën mësimore, uniformat e nxënësve apo për klasat e përziera mes vajzave dhe djemve”, thotë Forogh.

Ai thotë se shpesh pranon telefonata nga prindërit e nxënëseve të cilët i thonë se fëmijët e tyre "janë të etur për t'u kthyer në shkollë, edhe me një kod të ri, më të rreptë të veshjes".

Në anën tjetër, talibanët kanë thënë se nuk kundërshtojnë arsimimin e vajzave dhe se gratë mund të kthehen në punë për sa kohë që veshin rroba islame.

Megjithatë, dëshmitë e shumë njerëzve nga terreni flasin për një situatë ndryshe.

Madje, një zyrtar i lartë taliban i dha një intervistë një prezantueseje televizive në Kabul. Talibanët po përpiqen të tregojnë një pamje tjetër të sundimit të tyre që dallon nga dy dekada më parë kur e kishin pushtetin.

Zyrtarët talibanë këmbëngulin se do të respektojnë të drejtat e grave brenda normave të Islamit, por ata nuk kanë dhënë më shumë hollësi.

Shumë gazetare dhe punonjëse të administratës kanë thënë se janë pushuar nga puna.

"Asgjë nuk është e qartë, talibanët nuk thonë asgjë të qartë dhe kjo po i shqetëson të rinjtë", thotë Razma Saad, një studente nga lagjja Macroyan 3 e Kabulit.

Më pak se dy muaj më parë, Saad ishte më optimiste për perspektivën për të jetuar nën sundimin taliban, duke menduar se grupi mbase "mund të kishte ndryshuar".

Në mes të muajit korrik, kur Afganistani ende nuk kishte rënë nën kontrollin e talibanëve, Saad i tha Radio Evropa e Lirë se shpresonte që ajo të mund të vazhdonte studimet dhe se "situata nuk do të jetë aq e keqe sa kanë frikë njerëzit".

Por, tani Saad thotë se është e shqetësuar nga "gjuha e paqartë" e talibanëve dhe fakti që ata nuk po ofrojnë siguri në mënyrë "të hapur dhe të ndershme".

Saad tregon se shumë nga miqtë e saj të afërt janë larguar nga Afganistani gjatë javëve të fundit.

Saad po qëndron në Kabul. Ajo ende shpreson që talibanët, nëse synojnë t'i qeverisin ata në mënyrë efektive, do të zbusin disa nga pikëpamjet e tyre dhe do të respektojë dëshirat e njerëzve.

Talibanët sunduan vendin mes viteve 1996-2001 përmes politikave shtypëse në bazë të ligjit islamik.

Njëzet vjet pas, një brez i ri afganësh është rritur nën qeverinë e mbështetur nga OKB-ja dhe ata janë mësuar të jetojnë me disa liri, siç janë vijimi i shkollave laike, dëgjimi i muzikës, veshja e rrobave moderne, marrja me sport dhe mbajtja e modeleve të flokëve sipas dëshirës.

Që nga data 15 gusht kur talibanët morën kontrollin e Kabulit, dhjetëra mijëra afganë janë dyndur në Aeroportin Ndërkombëtar të kryeqytetit, duke u përpjekur të largohen nga vendi.

Të përballur me faktin se mund të mbesin pa fuqinë punëtore dhe profesionistët, talibanët po u kërkojnë afganëve të qëndrojnë dhe t'i shërbejnë kombit të tyre.

Por, kriza më e rëndë e fuqisë punëtore mund të krijohet artificialisht nga vetë talibanët, nëse ata kufizojnë punën e grave. Miliona gra kanë punuar si mësuese, mjeke, oficere policie dhe në fusha tjera.

"Talibanët nuk mund ta zhvillojnë vendin nëse gjysma e popullsisë - gratë zhduken nga jeta publike", thotë Mahjabin Ramz, një e diplomuar në universitetin e Kabulit.

Vetëm disa ditë para rënies së Kabuli, ajo mori një ofertë pune nga një media lokale, pasi është e diplomuar në gazetari.

Këtë javë, pranoi Ramz një telefonatë përmes së cilës iu kumtua se është pezulluar punësimi në atë pozitë.

Paraja nuk është gjithçka

Shapoor është një tjetër qytetar afgan i cili ka dy barnatore të suksesshme në Kabul dhe jeton një jetë të rehatshme me familjen e tij të re në një shtëpi të ndërtuar në një lagje të pasur. Të dyja dyqanet e tij mbeten të hapura.

Edhe pse ka më pak blerës këto ditë, Shapoor është i bindur se biznesi do të ringjallet së shpejti.

Por, sipas tij, paratë nuk janë gjithçka.

Ai nuk dëshiron që familja e tij të humbasë atë që ai e përshkruan si "pjesë të vogla" të lirive të tyre. Me këtë ai nënkupton daljen në restoran me gruan e tij, blerjen e luleve për të në ditën e Shën Valentinit ose mundësinë që gruaja e tij të shkojë në një sallon bukurie.

Shapoor gjithashtu shqetësohet për vëllanë e tij më të vogël, i cili shërbeu si polic deri në muajin e kaluar.

Talibanët kanë ofruar një "amnisti" për të gjithë ish-ushtarët, oficerët e policisë dhe punonjësit e qeverisë.

Por, raporte të shumta tregojnë se militantët kanë bërë kërkime derë më derë për personat që kanë punuar me forcat e policisë ose agjencitë qeveritare.

"Ne po jetojmë në frikë dhe shqetësime të vazhdueshme", thotë Shapoor.

Ndërkaq rrobaqepësi Dawood është i detyruar t’i përshtatet, pa dëshirë, realitetit të ri në Kabul.

Dikur ai vishej me xhinse të zeza të ngushta dhe këmisha të bardha, por tani vesh rroba tradicionale afgane.

Ai ka rruar flokët dhe po e lëshon mjekrën.

"Më duhej të punoja shumë që nga fëmijëria - kishte shumë netë që shkoja i uritur në shtrat. Por, kurrë më parë nuk jam ndier kaq i pashpresë", thotë Dawood.

"Çfarë kombi fatkeq jemi ne", përfundon ai.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Комментарии для сайта Cackle





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Камчатский спортсмен завоевал бронзу на чемпионате России по айкидо


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Мария Шарапова

Мария Шарапова отреагировала на позицию WTA по делу Пэн Шуай


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире

Лекция Юлии Соловьёвой: "Первые в истории экодизайна"





Путин в России и мире

Переговоры Байдена и Путина – чего от них ждут у Зеленского


Лукашенко в Беларуси и мире

Коротченко: Лукашенко ответил Западу на угрозы инициативой размещения ядерного оружия




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Зеленский с Блинкеном обсудили предстоящий разговор Путина и Байдена


Навальный в России и мире

Навальный выплатил штраф в 850 тысяч рублей за клевету на ветерана



Здоровье в России и мире


Другие проекты от 123ru.net


«Россети ФСК ЕЭС» обновила изоляцию на энергообъектах Республики Коми и Архангельской области



Мода

Крида засняли на прогулке с новой девушкой — она копия Карнавал




Українські новини

Ікони Валерія Олексійовича говорять до тебе і ти відчуваєш, як благодать святих образів проникає в тебе — Олег Володарський (відео)



Новости 24 часа

Иммунолог Крючков спрогнозировал новую волну COVID-19 в России к концу января



Game News

World Land Trust charity bundle gets you over $450 of games for a minimum donation of $5



Кому на Руси жить хорошо – Лилии Чанышевой!



News Every Day

C-RAN Market to Witness Comprehensive Growth by 2026



Интернет

Этот день в авиации. 4 декабря



Наталья Сергунина рассказала о программе Москвы на технологическом форуме Nobel Vision. Open Innovations 2.0



Артемий Троицкий

Конец "золотой эры". Артемий Троицкий штудирует классику



В Москве задержан юноша, подозреваемый в подготовке теракта в школе



Кубок Дэвиса

Путин поздравил сборную России по теннису, выигравшую Кубок Дэвиса



Ассоциация производителей пива усомнилась в корректности оценки доли нелегального рынка



Владимир Путин

Волгоградцы собирают подписи в адрес Путина из-за произвола УК «Жемчужина»



Почему Лукашенко решился на признание Крыма







Год со Спутником: как прививочная кампания в Москве помогла спасти тысячи жизней




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Людмила Маслова

В саду Нурова прошел первый зимний субботник



Актриса Нина Ургант посмертно получила премию «Звезда театрала»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net


Спонсоры 123ru.net