123ru.net
World News in Albanian
Сентябрь
2021

Arrestohen 107 persona për trafikim droge, shumica shqiptarë

0
Arrestohen 107 persona për trafikim droge, shumica shqiptarë

Njëqindeshtatë persona, kryesisht shqiptarë janë arrestuar gjatë një dite aksioni më 13 korrik që përfshiu autoritetet e zbatimit të ligjit në Spanjë, Gjermani dhe Shqipëri, duke çmontuar një rrjet të organizuar kriminal të trafikimit të drogës.

Grupi kriminal besohet se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë ku ata kultivonin dhe përpunonin marihuanën, para se të transferohej në vendet e tjera evropiane për shpërndarje të mëtejshme.

Në ditën e aksionit, rreth 400 policë në terren kryen bastisje të njëkohshme në 42 vende të ndryshme në Spanjë.

Disa kërkime shtesë u kryen disa ditë më vonë. Në konferencën për media të mbajtur të mërkurën në Spanjë, ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë Ardi Veliu, i cili tha se Policia e Shqipërisë ka treguar se është “një partner i besueshëm për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit”.

“Pas një viti pune të gjatë hetimor, u bë i mundur finalizimi i këtij operacioni të madh ndërkombëtar, ku policia shqiptare ka qenë kontribuese direkte, për shkëmbimin e informacionit për të gjithë shtetasit shqiptarë të përfshirë dhe në veprime konkrete me oficerë të Policisë Shqiptare”, tha Veliu.

Në anën tjetër, shefi i Divizionit të Hetimeve Kriminale të Skuadrës së Lëvizshme të Policisë Spanjolle, Ramón Chacón, duke dhënë detaje për aksionin, tha se shqiptarët “janë sekserët e kanabisit të Spanjë”.

“Operacioni zgjati 1 vit dhe është operacioni më i madh kundër mafies shqiptare. Është e rëndësishme sepse, normalisht kemi shumë plantacione kanabisi. Ne jemi eksportues në Europë, kërkesa nga Gjermania është në rritje. Shqiptarët që vijnë këtu janë sekserët e marijuanës, sepse kontaktojnë mafien spanjolle që merret me ngritjen e shtëpive të barit dhe më pas gjejnë blerësit. Prandaj është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me policinë shqiptare”, tha Chacón.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Europol, ndër tjerash thuhet se ky grup kriminal i organizuar me bazë klani ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që vepronin ndërkombëtarisht. Disa nga anëtarët e saj të arrestuar kanë një histori të trafikut të drogës në vende të ndryshme.

“Europol e mbështeti këtë hetim duke siguruar ekspertizë të përshtatur dhe mbështetje të gjerë analize dhe duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit përmes kanaleve të tij të sigurta. Në ditën e aksionit, një post komandues virtual u krijua nga Europol për të siguruar koordinim të përsosur midis të gjitha autoriteteve të përfshira”, thuhet në komunikatë.

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh dhe 68.760 euro.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Новый путепровод улучшит пропускную способность других трасс


Спорт в России и мире
Москва

«Радио Зенит» – информационный партнер форума «Мы вместе. Спорт»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Рыбакина, наряду со Свёнтек, имеет 70% побед на WTA-1000 против соперниц из топ-10


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Энергетические поля компенсируют растущие потребности в электроэнергии





Путин в России и мире
Москва

Путин спросил Беглова о причинах снижения популярности Петербурга у туристов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

Силовики задержали за сутки пятерых журналистов, часть проходит по делу об «участии в работе ФБК», одного жестоко избили при задержании



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Shaman

Shaman направит деньги от концерта в Ессентуках пострадавшим в "Крокусе"



Москва

Азата Мифтахова приговорили к четырем годам лишения свободы

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net