123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2021

Luftimi i trafikantëve të drogës me ndihmën e DEA-s

0
Luftimi i trafikantëve të drogës me ndihmën e DEA-s

Përfshirja e Agjencisë amerikane për luftën kundër drogës (DEA), në aksionet e fundit kundër trafikimit me lëndët narkotike në Maqedoninë e Veriut, është sinjal i qartë se organet vendore të ndjekjes penale dhe të policisë nuk janë në detyrën e duhur, thotë për Radion Evropa e Lirë, Lubomir Gjurçevski, ish-drejtor i Policisë maqedonase.

Të premten, më 9 prill, në aksin rrugor Prilep-Rosoman, në jugperëndim të shtetit, policia në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA, gjatë një kontrolli rutinë konfiskuan 200 kilogramë marihuanë, e cila në tregun e zi arrin vlerën prej afro një milion dollarësh.

Nga DEA nuk e kanë komentuar rrjedhën e hetimeve si dhe personat e përfshirë në këtë kontrabandë, por në një prononcim për agjencinë e lajmeve MIA, drejtuesit e DEA-s kanë theksuar përkushtimin për të ndihmuar institucionet në përballje me tregtinë me drogë.

“Do të vazhdojmë të mbështesim Maqedoninë e Veriut në detektimin, pengimin dhe likuidimin e organizatave që merren me tregtinë me drogë”, thuhet në njoftimin e Agjencisë amerikane për luftën kundër drogës.

Ish-drejtori i policisë, Lubomir Gjurçevski dyshon se në këtë operacion policia është lënë anash, veçanërisht pas reagimit të fortë të kryeprokurores së krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska për dekonspirimin e një operacioni tjetër kundër bandave të drogës në një rajon të Shkupit.

“Përfshirja e kësaj agjencie amerikane është sinjal i qartë se gjërat këtu nuk janë duke shkuar mirë sa i përket  luftës kundër drogës”, thotë Lubomir Gjurçevski, ish-drejtor i policisë.

Bashkim Selmani, njohës i çështjeve juridike, thotë për Radion Evropa e Lirë se mosefikasiteti i institucioneve është si pasojë e partive politike, të cilat sipas tij, përmes grupeve të ndryshme kanë menaxhuar qoftë me lëndët narkotike apo veprimet tjera të paligjshme.

“VMRO-ja (partia maqedonase në opozitë) ka bërë kriminalitetin me çështjen e marihuanës, siç e dimë nëpërmjet spitaleve ndërsa LSDM-ja (partia maqedonase në pushtet) ka avancuar çështjen e marihuanës. Tani ndërhyrja e DEA-s është një simbolikë apo një dëshmi se këto dy parti sikur edhe shteti janë në rrugë të gabuar sepse ne kemi kriminalitet institucional dhe këtu është problem, ndërsa ndërhyrja e DEA-s është me tepër si paralajmërim se sa për të shpëtuar këtë vend”, thitë Selmani.

Në një tjetër operacion të zhvilluar paraprakisht në disa zona të Shkupit, u ngritën shqetësimet për dekonspirimin e tij. Policia kishte konfiskuar 80 mijë euro, 300 mijë denarë dhe 600-700 gramë heroinë, por nuk arriti të kapte drejtuesit kryesorë të grupit të trafikantëve. Operacioni kishte zgjatur gati dy vjet, bazuar në deklaratat e prokurores Vilma Ruskoska, e cila doli edhe me dyshimet se në mesin e grupit kishte edhe pjesëtarë të policisë që kishin vënë në dijeni krerët e grupit kriminal me operacionin policor.

"Kur dështoi ky operacion, për dikë u bë e qartë se afërsia e politikanëve në pushtet me grupet kriminale, veçanërisht në fushën e krimit të organizuar, është në një nivel të tillë që madje kërcënon sistemin e sigurisë”, thotë Gjurçeski, i cili dyshimet mbi punën e policisë i ndërlidh edhe me arrestimin e një kryeshefi të policisë në qytetin e Prilepit, i përfshirë në grupet e drogës, përkatësisht në operacionin e fundit ku u sekuestruan 200 kilogramë marihuanë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин рассказал об обсуждении благоустройства еще восьми общественных пространств


Спорт в России и мире
Москва

RU.TV превращает Русскую Музыкальную Премию в Мюзикл


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Мария Шарапова

Первая ракетка России рассказала об общении с Шараповой


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Сенсорный сад с экотропами появится в Бутырском районе Москвы





Путин в России и мире
Москва

Тема дня: Путин назвал сохранение духовных ценностей условием укрепления суверенитета


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске открывается ВНС: что будет




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Во Франции назвали бредом слова Зеленского про угрозу Путина Европе


Навальный в России и мире
Москва

Священнику, отпевавшего Навального, запретили носить рясу и крест



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Тимати

«Это не предел»: полуголый Тимати показал свою физическую форму



Москва

В Москве мигрант украл снегоуборщик с территории православного храма

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net