123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2019

Verifikimi, sprova e re që pritet ta kalojë sistemi i drejtësisë

0
Verifikimi, sprova e re që pritet ta kalojë sistemi i drejtësisë

Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të përballet me probleme të shumta, përfshi edhe problemin e integritetit dhe të llogaridhënies së vet gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Kosovë, konsiderojnë se verifikimi apo siç njihet me termin ‘vettingu’ i personave të cilët janë pjesë e sistemit të drejtësisë është më se i nevojshëm që të ndodh.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha për Radion Evropa e Lirë, se në rastin si në Kosovë ku sistemi i drejtësisë nuk është në gjendje të ofrojë drejtësi për zgjidhjen e rasteve dhe ku ka ndikime nga politika e faktorë të tjerë, procesi i verifikimit është mëse i domosdoshëm.

"Një sistem i drejtësisë i cili nuk është në gjendje që të ofrojë drejtësi për qytetarët e Kosovës, kur kemi mungesë ekstreme të rezultateve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kur kemi individë brenda sistemit të drejtësisë të cilët përfliten se kanë lidhje me politikën apo grupet e interesit, atëherë sigurisht që e vetmja zgjidhje për të pastruar këtë sistem është ai i verifikimit, pastrimit apo siç quhet ndryshe procesi i ‘vettingut ", tha Miftaraj.

Procesi i verifikimit, nënkupton proces kontrolli të detajuar për zyrtarët publikë, që në rastin konkret të Kosovës, po interpretohet edhe si mundësi ligjore për nxjerrjen e personave të inkriminuar apo korruptuar jashtë sistemit të drejtësisë. Ky proces, sipas Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, është i vazhdueshëm dhe siç thotë ai, në këtë drejtim është duke u punuar nga mekanizmat përkatës.

"Llogaridhënia, efikasiteti, transparenca, këto janë ato që Këshilli Gjyqësor është duke punuar. E nga kjo që mund të thuhet është efikasiteti, që nënkupton rritjen e besimit të qytetarëve në gjyqësor që do të thotë se qytetarët e kërkojnë dhe do ta gjejnë të drejtën e tyre në gjykata dhe kjo është ndoshta edhe esenca e një ‘vettingu’ që po flitet", tha Çoçaj.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë për Radion Evropa e Lirë se nga monitorimet e bëra vërehet që tek bartësit e institucioneve në sistemin e drejtësisë, ka mungesë të integritetit.

"Fatkeqësisht është humbur edhe shpresa se me këta individë të cilët udhëheqin me sistemin e drejtësisë mund të ndryshojë diçka apo mund të përmirësohet diçka. Në këtë drejtim Kosova tashmë ka humbur dhjetë vjet në kërkim të rrugës për të vendosur sundimin e ligjit, për të vendosur drejtësi", tha Miftaraj.

Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo në opozitë, konsideron se sistemi i drejtësisë në Kosovë në përgjithësi, por edhe organet e sigurisë kanë mungesë të kredibilitetit të personave që janë aty, dhe siç thotë ai, ka nevojë të mendohet se si duhet të trajtohet kjo problematikë.

"Gjithsesi puna e ‘vetting’-ut, duke parë edhe shembujt që kanë ndodhur në vendet e rajonit, nuk është ndonjë sukses i jashtëzakonshëm, por unë mendoj se duhet të trajtohet kjo çështje me kujdes dhe të shohim se si do të arrijmë që të nxjerrim jashtë sistemit personat të cilët janë të kriminalizuar ose kanë rritje të pasurisë se tyre të paarsyeshme e veprime të tjera të cilat dëmtojnë imazhin e punës së tyre si gjyqtarë apo si prokurorë", tha Gashi.

Gashi tha për Radion Evropa e Lirë se procesin e verifikimit mund ta bëjnë vet institucionet e Kosovës, por sipas tij, nuk ka vullnet të duhur politik për këtë çështje.

"Prandaj zgjidhja e vetme mbetet që të ketë një angazhim ndërkombëtar për të krijuar kredibilitet në këtë proces dhe të kemi pastrim të sistemit nga elementet kriminale", u shpreh Gashi.

Aktualisht gjykatat në Kosovë po ballafaqohen me numër të madh të lëndëve të pazgjidhura si dhe me numër jo të mjaftueshëm të gjyqtarëve. Por, pavarësisht këtij fakti, Ehat Miftaraj mendon se verifikimi duhet të ndodhë, pa marrë parasysh disa pasoja.

"Duhen edhe vendime që mund ta tronditin sistemin e drejtësisë, por që mund të shihen si e vetmja rrugë për të përmirësuar apo për të vendosur prokurorë, gjyqtarë dhe policë me integritet që do të jenë në gjendje të zbatojnë ligjin në mënyrë të drejtë, të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës", tha Miftaraj.

Krahas nismave për verifikim në drejtësi, pavarësisht disa iniciativave dhe deklaratave të disa përfaqësuesve politikë, ende nuk është bërë asgjë konkrete as në lidhje me Ligjin për lustrim.

Njohës të sistemit të drejtësisë në Kosovë, konsiderojnë se ende nuk ka një klimë të favorshme politike në Kosovë për procedimin dhe miratimin e këtij ligji.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин рассказал об обсуждении благоустройства еще восьми общественных пространств


Спорт в России и мире
Москва

Олимпиада по финансовой грамотности МГУ проходит при поддержке СберСтрахования жизни


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Анастасия Потапова

Потапова всухую обыграла Шнайдер в 1-м круге турнира в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Результативность, вовлечённость, трудоголизм — где грань? Книга от автора российской модели факторов вовлечённости персонала.





Путин в России и мире
Москва

Путин сказал Алиеву: "Пора!". Новый БАМ пройдет через Кавказ. Транспортным коридором "Север — Юг" Россия и Азербайджан перешли дорогу Западу


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

VII Всебелорусское народное собрание: основные заявления Александра Лукашенко




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Во Франции назвали бредом слова Зеленского про угрозу Путина Европе


Навальный в России и мире
Москва

Проводивший панихиду по Навальному* священник запрещен в служении



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Александр Розенбаум

Александр Розенбаум рассказал о дополнительном источнике дохода: "Не бомжовые заведения"



Москва

«Лента.ру»: Экс-жену Иванова Захарову проверят силовые структуры

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net