123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2021

Новости за 03.12.2021

Rusia shënoi rekord të vdekjeve nga koronavirusi në tetor

Evropaelire.org 

Agjencia Shtetërore e Statistikave në Rusi ka thënë se kanë shënuar 74, 893 vdekje gjatë tetorit të lidhura me koronavirusin, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të vdekjeve mujore derisa vendi po përballet me një valë të re infektimesh. Një raport statistikor i publikuar të premten (më 3 dhjetor) tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me koronavirusin nga prilli i vitit 2020 deri në tetor të vitit 2021 është më shumë se 537, 000. Sipas këtij raporti, nga 75,000 vdekjet në tetor... Читать дальше...

Qeveria e Çekisë synon të bëjë vaksinimin e detyrueshëm për moshat mbi 60

Evropaelire.org 

Qeveria në largim e Çekisë po planifikon të urdhërojë vaksinimin e personave mbi moshën 60 vjeçare si dhe të bëjë vaksinimin e detyrueshëm për një grup profesionesh. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech të premten (më 3 dhjetor). Por, është e paqartë nëse masat do të vihen në fuqi nga pasardhësi i tij. Vojtech tha se ministria e tij do të marrë vendimin që e bën vaksinimin e detyrueshëm për personat mbi moshën 60 vjeç si dhe stafin mjekësor, policët, zjarrfikësit dhe studentët e mjekësisë. Читать дальше...

Biden paralajmëron Putinin që të mos pushtojë Ukrainën

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden të premten u betua se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për presidentin rus, Vladimir Putin që të ndërmarrë aksion ushtarak në Ukrainë. Biden ka thënë se administrata e tij është duke i ndërmarrë një varg iniciativash gjithëpërfshirëse për të ndaluar agresionin rus. Presidenti i ofroi një paralajmërim të matur Putinit mes shqetësimit në rritje për një grumbullim trupash ruse në kufirin ukrainas dhe retorikës gjithnjë e më luftarake nga Kremlini. Читать дальше...



Evropianët të zhgënjyer nga propozimi i Iranit në bisedimet për paktin bërthamor

Evropaelire.org 

Diplomatë seniorë evropianë kanë shprehur “zhgënjim dhe shqetësim” ndaj rezultateve të negociatave që zgjatën pesë ditë në Vienë për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015. Raundi i fundit i bisedimeve në mes të Iranit dhe palëve të tjera në marrëveshjen bërthamore në mes të Britanisë, Gjermanisë e Francës (të njohur si E3), Kinës dhe Rusisë, filloi më 29 nëntor pas problemeve pesë mujore me pjesëmarrje indirekte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diplomatët po tentonin... Читать дальше...

Barrierat në shoqëri më të rënda se invaliditeti

Evropaelire.org 

“Më shumë se invaliditeti, për mua problem paraqesin barrierat tektonike”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ertan Shakiri, një 28-vjeçar nga Shkupi. Ai, çdo ditë, ballafaqohet me trotuare të bllokuara nga parkimi i veturave, gjatë rrugës që bën nga shtëpia deri në objektin e hotelerisë, ku është i angazhuar me punë. “Për fat të keq, këtu ku jetoj në Komunën e Çairit në Shkup, nuk kemi as trotuare, as vendkalime për personat me nevoja të veçanta. Jam i varur nga personat e tjerë për ta bërë këtë rrugë... Читать дальше...

Bjellorusia e etiketon “ekstremist” kanalin e REL-it në Telegram

Evropaelire.org 

Një gjykatë bjelloruse e ka cilësuar si ekstremist kanalin e Telegramit të shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë. Kjo gjykatë ka cilësuar si të tilla edhe disa llogari të rrjeteve sociale të shërbimit, si vazhdimësi e goditjes së mediave të pavarura dhe shoqërisë civile. Kjo është nxitur nga lideri autoritativ Alyaksandr Lukashenko që pretendon se ka fituar zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar, zgjedhje këto që cilësohen nga opozita si të manipuluara. Vendimi për të etiketuar si ekstremiste llogaritë e REL-it... Читать дальше...

Mbi 100 milionë euro investime të huaja vihen në rrezik

Evropaelire.org 

Kompania franceze për prodhim të energjisë elektrike “Akuo Energy”, as pas tre vjetësh përpjekjeje, nuk ka arritur t’i përfundojë procedurat për një investim milionësh në Kosovë. Në shtetin fqinj - Maqedoni të Veriut - procedurat e tilla i ka përfunduar brenda muajsh. “Akuo Energy” do të ndërtojë atje një park diellor, në vlerë prej 270 milionë eurosh. Parku “Stipion” pritet të jetë ndër më të mëdhenjtë në Evropë, me kapacitet prodhimi prej 350 deri në 400 megavat rrymë në orë. Qeveria në... Читать дальше...

Edhe Belgjika ashpërson masat kundër COVID-19 

Evropaelire.org 

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo tha se ky shtet është i detyruar të shtrëngojë masat kufizuese ndaj koronavirusit pasi rritja e rasteve së fundmi po rëndon spitalet. Kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore tashmë do të mbyllen për sezonin e festave, një javë më parë, nga 20 dhjetori. Sipas vendimit, fëmijët nga 6 vjeç e më lart duhet të vendosin maska. Qeveria ka vendosur që limiti i personave në ambiente të mbyllura të jetë 200. “Ka shumë njerëz që nuk po marrin trajtimin për të cilin kanë nevojë në spital... Читать дальше...



Në Kosovë shënohen 13 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 3 dhjetor se në Kosovë janë shënuar 13 raste të reja me koronavirus. Sipas këtij njoftimi, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19. Rastet e reja dolën pas testimit të 1162 mostrave. Rastet aktive me COVID-19, sipas MSH-së janë 324. Në 24 orët paraprake autoritetet shëndetësore kanë administruar, 1,999 vaksina kundër koronavirusit. Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më 3 dhjetor në Kosovë... Читать дальше...

Zvicra shtrëngon masat kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Zvicra ka njoftuar për masa më ta ashpra kundër COVID-19 të premten më tre dhjetor, pasi qeveria po lufton për ta përmbajtur një valë të infeksioneve dhe arritjen e variantit Omicron në këtë shtet. Ky shtet do të zgjerojë obligim për vendosjen e maskës dhe do të prodhojë një çertifikatë që dëshmon se një person është i vaksinuar apo shëruar nga koronavirusi, tha qeveria. Maskat do të duhet të vendosen në ambientet e mbyllura, ku do që është çertifikata është e obliguar, u tha në njoftimin e qeverisë. Читать дальше...

Lamtumirë, kancelare! Merkel largohet me nderime ushtarake

Evropaelire.org 

Ushtria e Gjermanisë e ka nderuar kancelaren në largim, Angela Merkel, me ceremoninë e saj më të lartë për një person joushtarak, duke luajtur një përzierje eklektike të muzikës, sipas përzgjedhjes së saj, e cila e ka habitur kombin. Gjatë ceremonisë së lamtumirës, në mbrëmjen e së enjtes, pjesëtarët e trupës muzikore të Bundeswehr-it luajtën një himn, një këngë të viteve të 1960-ta, që përfshin fjalët “Unë nuk mund të dorëzohem, dhe të mjaftohem, dua ende të fitoj”, dhe një këngë të viteve të 1970-ta, të zhanrit pank rok. Читать дальше...

KIPRED: Rusia intensifikoi përpjekjet e saj kundër Kosovës   

Evropaelire.org 

Intensifikimi i bashkëpunimit ruso-serb kundër shtetësisë së Kosovës dhe stabilitetit e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, mund të ketë ndodhur gjatë vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Moskë dhe takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin më 25 nëntor. Ky është përfundimi i një hulumtimi të kryer nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) i prezantuar në Prishtinë më 3 dhjetor. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar më 25 nëntor me presidentin rus... Читать дальше...

ATK: Të deklarohen të ardhurat nga kriptovalutat

Evropaelire.org 

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Kosovës që gjenerojnë të ardhura nga kriptovalutat duhet t’i deklarojnë dhe të paguajnë tatim për to. ATK ka paralajmëruar se do të kontrollojë dhe do të merr masa ndaj personave që nuk i deklarojnë këto të ardhura. “Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave që të deklarojnë të ardhurat e krijuara apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor”... Читать дальше...

Ministria e Shëndetësisë shton thirrjet për vaksinim të plotë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, që ta marrin edhe dozën e dytë për të fituar mbrojtje më të madhe nga ky virus, por edhe për të shmangur kufizimet tjera. Në një komunikatë për media, të lëshuar më 3 dhjetor, kjo Ministri ka thënë se, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, nga 6 dhjetori qytetarët që kanë vetëm një dozë të vaksinës do të duhet të kenë edhe një test negativ PCR në koronavirus, i cili do të jetë i vlefshëm për 48 orë... Читать дальше...

Varrosen trupat e pajetë nga aksidenti në Bullgari

Evropaelire.org 

Të premten, më 3 dhjetor, në Maqedoninë e Veriut janë dorëzuar trupat e pajetë të 45 personave që vdiqën më 23 nëntor, në Bullgari në aksidentin me autobusin e agjencisë “Besa Trans”. Trupat e viktimave janë bartur me dy avionë ushtarakë bullgarë, ndërsa në Aeroportin e Shkupit janë pritur nga drejtuesit më të lartë të institucioneve e përfaqësues nga Kosova e Shqipëria, dhe më pas në mënyrë të organizuar u janë dorëzuar familjarëve në vendbanimet e tyre ku edhe janë varrosur. Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë... Читать дальше...

Konventa për Refugjatë rri në sirtar

Evropaelire.org 

Nga Evropa në Shtetet e Bashkuara, shumë vende kanë dështuar t’i respektojnë detyrimet e tyre ndaj migrantëve dhe refugjatëve, thonë vëzhguesit. Kontinenti i vjetër, së voni, është bërë edhe një herë skenë e dhunës dhe tragjedive të njerëzve në nevojë. A duhet një konventë e re për mbrojtjen e tyre?

Talibanët publikojnë dekret për të drejtat e grave

Evropaelire.org 

Qeveria e talibanëve në Afganistan ka lëshuar të premten, 3 dhjetor, një dekret për të drejtat e grave, sipas të cilit gratë nuk duhet të konsiderohen “prona” dhe duhet të japin pëlqimin për martesë. Megjithatë, në dokument nuk është përmendur qasja e tyre në edukim dhe punë jashtë shtëpisë. Talibanët janë nën presion nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka ngrirë fondet për Afganistanin, duke synuar që në këtë mënyrë të shtyjë grupin drejt respektimit të të drejtave të grave. “Gruaja nuk është pronë, por qenie e lirë njerëzore. Читать дальше...

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për pjesëmarrje në grup terrorist

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet N.L, për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist në vazhdim”. Në një komunikatë të lëshuar më 3 dhjetor, kjo Prokurori ka thënë se i pandehuri i është bashkuar me qëllim organizatës terroriste “Gjabat Al –Nusra” në Siri. Sipas Prokurorisë, i pandehuri ka marrë pjesë në luftërat në Siri dhe më 2013 është kthyer në Kosovë. Ai është thënë se më vonë është kthyer sërish në Siri bashkë me familjen. Читать дальше...

Policia në Bosnjë arreston shtatë persona të dyshuar për krime lufte

Evropaelire.org 

Policia në Bosnjë-Hercegovinë ka arrestuar të premten, 3 dhjetor, shtatë persona të dyshuar për krime kundër civilëve në periudhën e konfliktit më 1992-95, kanë thënë autoritetet e sigurisë, raporton agjencia e lajmeve Associated Press. Ky grup është zënë në qytezat lindore Bijelina dhe Sokollac, është thënë në një deklaratë të agjencisë së sigurisë në këtë shtet. Ende nuk janë dhënë hollësi tjera. Më shumë se 100,000 persona janë vrarë në luftën e Bosnjës në periudhën 1992-95, kryesisht myslianë boshnjakë, serbë dhe kroatë. Читать дальше...


Музыкальные новости
Тимати

Тимати, Shaman, Чеботина и группа «Пикник» посетили акцию «Журавли»





Персональные новости
40

Преподаватель ХГУ Валентина Тугужекова подготовила более 40 учёных





Ashpërsohen rregullat për udhëtim drejt SHBA-së

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara do të vendosin kufizime të reja nga 6 dhjetori, me qëllim të luftimit të pandemisë së koronavirusit. Autoritetet amerikane do të kërkojnë nga të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë, që arrijnë në SHBA me aeroplanë, të kenë test negativ në koronavirus, të vlefshëm vetëm brenda një dite. Këto rregulla janë pjesë e fushatës së re kundër COVID-19, të cilat janë prezantuar më 2 dhjetor nga presidenti amerikan, Joe Biden, teksa varianti Omicron kërcënon ringjalljen e pandemisë. Biden... Читать дальше...

Vala aktuale e pandemisë në Francë mund ta ketë pikun në janar

Evropaelire.org 

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka thënë se vala aktuale e pandemisë në Francë mund të ketë pikun në janar të vitit të ardhshëm. “Vala e pestë është duke u përhapur shpejt. Ka ndikim të vërejtshëm në sistemin spitalor”, ka thënë Veran për radion France Info. Kjo valë e re, që ka rezultuar me gati 50,000 raste të reja të infektimit për të tretën ditë me radhë, është duke u shtrirë si pasojë e variantit Delta të koronavirusit. Varianti i ri i koronavirusit, Omicron – i raportuar fillimisht në Afrikën e Jugut ... Читать дальше...

Kongresi amerikan shmang mbylljen e Qeverisë

Evropaelire.org 

Kongresi amerikan ka miratuar një projektligj të përkohshëm që do të mbajë funksionale Qeverinë deri në fillim të vitit të ardhshëm, duke shmangur kështu mbylljen. Kjo marrëveshje mundëson punën e Qeverisë për 11 javë tjera me pothuajse të njëjtat shpenzime, plus 7 miliardë dollarë si ndihmë për të evakuuarit nga Afganistani. Projektligji është miratuar më 2 dhjetor, një ditë para afatit të fundit për të shmangur mbylljen e zyrave federale. Mospajtimet për projektligje të tilla në të kaluarën kanë rezultuar me mbyllje të Qeverisë. Читать дальше...

Alec Baldwin mohon përgjegjësinë për të shtënat fatale në xhirimet e filmit

Evropaelire.org 

Aktori i Hollywoodit, Alec Baldwin ka mohuar përgjegjësinë për të shtënat fatale me armë zjarri gjatë xhirimeve të një filmi në muajin tetor. “Mendoj se dikush është përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe nuk mund ta them se kush është. Mirëpo e di që nuk jam unë”, ka thënë Baldwin gjatë një interviste për transmetuesin amerikan ABC më 2 dhjetor. Këto kanë qenë komentet e tij të para për të shtënat e 21 tetorit gjatë xhirimeve të filmit Rust në Nju Meksiko. Kinematografja me prejardhje nga Ukraina... Читать дальше...

Përpjekjet për 'çlirim' të Lumëbardhit në Deçan

Evropaelire.org 

Aktivistët mjedisorë dhe një nga organizatat më të madha në Evropë që lufton për mbrojtjen e lumenjve nga shkatërrimi, Riverwatch, e kundërshtojnë një koncept për rehabilitimin e zonave të dëmtuara nga ndërtimi i hidrocentraleve në qytetin e Deçanit në Kosovë. Në rrjedhën e lumit Lumëbardh në këtë qytet janë katër hidrocentrale në pronësi të kompanisë austriake, Kelkos. Më 22 nëntor, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës (MMPHI) publikoi në ueb-faqen e saj një koncept-dokument... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Трехкратный обладатель Кубка Гагарина уволил тренера и назначил нового


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Хачанов: хочу вернуться в топ-10 ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Татьяна Марчук выпустила альбом «Экопесенки» на лейбле Riki Music





Путин в России и мире
Москва

Путин оценил перспективы строительства ВСМ Москва — Санкт-Петербург


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

СМИ: Байден и Шольц не успели предложить Москве обменять Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Александр Галич

Александр Галич. "Облака". Поёт Антон Духовской.



Москва

Появилось видео с массовой дракой в Москве

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net