Pfizer/BioNTech: Vaksina është e sigurt edhe te fëmijët e vegjël
Kompania farmaceutike amerikane, Pfizer, dhe partneri i saj gjerman, BioNTech, i dorëzuan disa të dhëna fillestare në Administratën amerikane të Ushqimit dhe Barnave - FDA, për përdorimin e vaksinës së tyre kundër koronavirusit edhe te fëmijët. Prodhuesit e barnave thanë se provat e tyre kanë treguar se vaksina është e sigurt dhe efektive për fëmijët 5 deri në 11 vjeç. Në Shtetet e Bashkuara, vaksina Pfizer/BioNTech, e cila jepet në dy doza, është aktualisht e disponueshme për personat 12 vjeç e lart. Читать дальше...